Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK Approfondisci
Governo Italiano

Dekreti #IoRestoaCasa, pyetje të shpeshta rreth masave të miratuara nga Qeveria

 

Dekreti #IoRestoaCasa, pyetje të shpeshta rreth masave të miratuara nga Qeveria

30/04/2020

 

  1. Cilat janë të rejat e Dekretit të Presidentit të Këshillit të Ministrave të datës 10 Prill 2020?

    Dekreti i 10 Prillit 2020 shtrin masat e kontrollit të epidemisë së koronavirusit deri më 3 maj 2020, duke konfirmuar të gjitha kufizimet tashmë në fuqi për lëvizjen e njerëzve, pezullimin e veprimtarive didaktike në prani (shkollore dhe universitare), ceremonitë, shfaqjet dhe garat sportive. Është konfirmuar pezullimi i shitjes në dyqan të mallrave të ndryshme përveç atyre ushqimore dhe të nevojave themelore, por, nga data14 Prill, mund të rifillojë tregtia me pakicë e produkteve të veshjeve për fëmijë dhe të porsalindurit dhe mund të rihapen kartoleritë dhe libraritë. Kioskat e gazetave, tabakeritë, farmacitë dhe parafarmacitë mbeten të hapura. Qëndrojnë të mbyllura për publikun baret, restorantet, pabet, dyqanet e akulloreve dhe pastiçeritë, të cilat mund të vazhdojnë shitjen në distancë të të gjitha produkteve të tyre, me shpërndarjen në shtëpi, me kusht që ato të respektojnë normat shëndetësore për distancën prej të paktën një metër midis korrierit / rider dhe klientit. Konfirmohet pezullimi i aktiviteteve në lidhje me shërbimet personale (përfshirë floktoret, berberët dhe estetistët) dhe janë pezulluar që nga momenti i përfundimit të udhëtimeve që ishin ende në zhvillim e sipër, shërbimet e anijeve për lundrim turistik (crociere). Përfshihen në aktivitetet prodhuese të lejuara pylltaria dhe industria e drurit. Bizneset tregtare duhet të sigurojnë që distanca sociale të ruhet në të gjitha aktivitetet e tyre; ata duhet të sigurojnë pastërtinë dhe higjenën e mjedisit të paktën dy herë në ditë dhe sipas orarit të hapjes. Është gjithashtu e detyrueshme të zbatohen masat kundër infektimit, të tilla si hyrja e vetëm një personi në dyqanet e vogla dhe hyrja e rregulluar dhe me grupe në strukturat më të mëdha, përdorimi i maskave dhe dorashkave për punëtorët dhe ai i xhelit për dezinfektimin e duarve dhe dorashka një përdorimshe për klientët e supermarketeve, që do të vihen në dispozicion pranë arkave dhe sistemeve të pagesave, si dhe, kur është e mundur, rrugë të ndryshme për hyrjet dhe daljet.

  1. A ka dallime brenda territorit kombëtar?

    Që prej datës 9 mars, rregullat e dekreteve të Këshillit të Ministrave janë të njëjta në të gjithë territorin kombëtar.

     

  1. Çfarë parashikojnë rregullat për lëvizjet e personave? A ka ndalime? A mund të dilet për të shkuar në punë?

    Lejohen vetëm lëvizjet nga shtëpia për arsye pune të cilat mund të dëshmohen ose për nevoja të tjera (për shembull, bërja e pazarit ose blerja e mallrave të nevojshëm) ose për arsye shëndetësore. Gjithashtu janë të ndaluara transferimet apo lëvizjet, me mjetet e transportit publik apo privat, në një komunë të ndryshme me përjashtim të arsyes për punë, për arsye urgjence absolute ose për arsye shëndetësore. Është e ndaluar gjithashtu çdo lëvizje drejt banesave të dyta të ndryshme nga ajo kryesore duke përfshirë edhe shtëpitë e dyta që përdoren për pushime. Arsyet e lëvizjes duhet sidoqoftë të dëshmohen, edhe përmes një vetëdeklarimi që mund të bëhet në formularët e gatshëm të cilët tashmë janë në posedim të forcave të policisë së shtetit dhe lokale. Vërtetësia e vetëdeklarimeve do t'i nënshtrohet kontrolleve të mëvonshme dhe jo-vërtetësia përbën një krim. Sidoqoftë këshillohet të punoni në distancë, kur është e mundur, ose të merrni pushime ose të shfrytëzoni orët e lejuara (congedo). Në mungesë të një arsyeje të vlefshme, kërkohet dhe është e nevojshme të qëndroni në shtëpi, për të mirën e të gjithëve.

  2. Kush është në masën e karantinës a mund të lëvizë?

    Parashikohet një "ndalim absolut" i largimit nga shtëpia për ata që janë në karantinë ose rezultojnë pozitivë ndaj virusit.

  3. A ka kufizime në lëvizjet për ata që kanë simptoma të infeksionit të frymëmarrjes dhe temperaturë më të lartë se 37.5?

    Në këtë rast ju rekomandojmë fuqimisht të qëndroni në shtëpi, të kontaktoni mjekun tuaj dhe të kufizoni në maksimum kontaktin me persona të tjerë.

  4. Mund të lëviz në qytet?

    Ndalimet dhe rekomandimet vlejnë gjithashtu për lëvizjet brenda komunës tuaj, përfshirë rregullat e diktuara për udhëtime të motivuara nga nevoja pune apo nevoja shëndetësore si dhe për kthimin në shtëpinë tuaj.

  5. Të shkosh në ndonjë nga bizneset që janë ende të hapura, a është një arsye e vlefshme lëvizjeje?

    Po, por sipas kushteve të specifikuara në përgjigjen e pyetjes nr. 1, pra për të përmbushur një nevojë të jetës së përditshme të palës së interesuar (ose familjes së tij) ose për arsye shëndetësore. Prandaj lëvizja, në rast të ndonjë kontrolli, duhet të justifikohet me format dhe me metodat e vetë-çertifikimit dhe gjithmonë duhet të respektohet distanca ndërnjerëzore prej 1 metër.

  6. A është e mundur dalja për të blerë mallra ushqimore? A do të jenë gjithnjë në dispozicion ushqimet?

    Po, gjithmonë mund të dilni për të blerë ushqime dhe nuk ka nevojë t'i grumbulloni tani sepse ato gjithmonë do të jenë në dispozicion.

  7. A është e mundur që pazari të bëhet në një komunë tjetër nga ajo ku jetoni?

    Ndalohet lëvizja drejt komunave të ndryshme nga ajo në të cilën keni vendbanimin tuaj. Është e mundur të lëvizësh në komunat e tjera vetëm dhe ekskluzivisht për nevoja pune ose në raste urgjence absolute ose për arsye shëndetësore. Në rastin kur komuna nuk ka pika shitje, ose është e nevojshme të blini urgjentisht mallra themelorë që nuk gjenden në komunën e vendbanimit, lëvizja lejohet vetëm brenda këtyre kufijve të ngushtë, të cilët duhet të vetë-çertifikohen.

  8. A mund të dalim për të blerë mallra të ndryshëm përveç atyre ushqimore?

    Po, por vetëm për të blerë produkte që përfshihen në kategoritë e ushqimeve për të cilat lejohet shitja dhe që janë parashikuar në mënyrë të qartë nga Dekreti i Këshillit Kryeministror i 10 Prill-it 2020, lista e të cilave është në dispozicion në këtë vegëz (shtojca 1 dhe shtojca 2).

  9. Dyqanet e gazetave janë të hapur, por a mund të shkoj të blej një gazetë ose revistë apo rrezikoj ndonjë gjobitje?

    Blerja e gazetave dhe revistave konsiderohet si një "domosdoshmëri", pra edhe lëvizjet drejt dhe nga dyqanet e gazetave, që i shesin konsiderohen si të domosdoshme.

  10. Jam një vullnetar i Mbrojtjes Civile: a mund të lëviz nga komuna në të cilën ndodhem aktualisht për të kryer punën time që ka të bëjë me menaxhimin e emergjencës?

    Po, ndalimi i lëvizjes nga komuna në të cilën ndodhesh nuk ka të bëjë me ata që kryejnë aktivitete vullnetare në fushën e Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes Civile ose sidoqoftë që janë angazhuar si vullnetarë për të përballuar emergjencën shëndetësore (p.sh. vullnetarët e Kryqit të Kuq Italian).

  11. A mundet që operatori vullnetar i shërbimit civil universal të lëvizë për nevoja të lidhura me kryerjen e shërbimit?

    Po, mund të lëvizë. Në modelin e vetëdeklarimit të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, përveç informacionit tjetër të kërkuar, tregon se lëvizja përcaktohet nga "nevojat e punës" dhe në shënimet deklaron se "është një operator vullnetar i shërbimit civil universal, i kontraktuar me Presidencën e Këshillit të Ministrave - Departamenti për Politikat Rinore dhe Shërbimi Civil Universal, dhe punon me institucionin ..............(emri i institucionit)

  12. Çfarë do të thotë "nevoja pune të vërtetuara"? Si do të demonstrojnë punëtorët e pavarur "nevojat për punë"?

    Gjithmonë është e mundur të dilni për të shkuar në punë, edhe pse rekomandohet të punoni në distancë, kur është e mundur, ose të merrni pushime ose të shfrytëzoni orët e lejuara (congedo). "Të vërtetuara" do të thotë që ju duhet të jeni në gjendje të dëshmoni se po shkoni (ose po ktheheni) për të punuar, edhe përmes vetëdeklarimit detyrues të përmendur në FAQ Nr. 1 ose me ndonjë mjet tjetër provues, jo vërtetësia e të cilit përbën një krim. Në rast kontrolli, do të duhet të deklaroni nevojën tuaj të punës. Autoritetet do të jenë më pas përgjegjës për verifikimin e vërtetësisë së deklaratës së bërë me ndërmarrjen e sanksioneve pasuese në rast të deklaratave të rreme.

  13. Nëse unë jetoj në një komunë dhe punoj në një tjetër, a mund të bëj lart e poshtë?

    Në këto raste, lëvizja është e justifikuar për nevoja pune nëse nuk është e mundur të punosh nga shtëpia ose të marrësh pushime apo leje.

  14. Dikush që ndodhet jashtë shtëpisë ose vendbanimit të tij a mund të kthehet?

    Jo, përveç rastit kur kthimi është një urgjencë absolute ose motivohet nga arsye pune ose shëndetësore. Sidoqoftë, nuk lejohet asnjë lëvizje e punonjësve në aktivitetet e pezulluara përkohësisht ose e atyre që punojnë aktualisht në “smart working”.

  15. A është e mundur shkuarja drejt shtëpive të dyta?

    Jo, është e ndaluar transferimi apo lëvizja, me çfarëdolloj mjeti në një Komunë të ndryshme nga ajo në të cilën ndodheshit me datë 22 mars, me përjashtim të nevojave të punës ose në rast urgjence absolute ose për arsye shëndeti. Edhe brenda komunës lëvizjet lejohen vetëm për nevoja pune në rast urgjence absolute ose për arsye shëndeti. Aksesi në shtëpinë e dytë lejohet vetëm për nevojën nëse duhet të zgjidhen situata të paparashikueshme (si p.sh shembje, prishje të rrjetit hidraulik dhe të ngjashme) dhe sidoqoftë sipas afateve kohore dhe mënyrave rreptësisht funksionale për të kapërcyer këto situata.

  16. A mund të shkoj të vizitoj ose të ha tek të afërmit?

    Jo, nuk është një lëvizje e nevojshme dhe, për rrjedhojë, nuk është ndër lëvizjet e lejuara nga dekreti.

  17. A mund të shkoj të ndihmoj një të afërm apo një mik që nuk janë të vetë-mjaftueshëm?

    Po, është një kusht i domosdoshëm. Në rast se bëhet fjalë për persona të moshuar apo që vuajnë nga sëmundje të tjera mos harroni se këto janë kategoritë më të prekshme dhe prandaj përpiquni t'i mbroni ata nga kontaktet sa më shumë që të jetë e mundur.

  18. Jam i ndarë / i divorcuar, a mund të shkoj të vizitoj fëmijët e mi?

    Po. Lejohen lëvizjet për të arritur tek fëmijët e mitur që janë me prindin tjetër ose në çdo rast me kujdestarin, ose për t'i marrë ata me vete, lejohen edhe nga një Komunë në tjetrën. Këto lëvizje sidoqoftë duhet të kryhen duke zgjedhur rrugën më të shkurtër dhe duke respektuar të gjitha rregullat të llojit shëndetësor (persona në karantinë, pozitivë dhe me aftësi të kufizuara imunitare) në çdo rast sipas mënyrave të parashikuara nga gjyqtari në vijim të masave të ndarjes ose divorcit ose në mungesë të këtyre masave, sipas marrëveshjeve midis prindërve.

  19. A mund të lëviz për të shoqëruar fëmijët e mi te gjyshërit ose t'i marr në fillim ose në fund të ditës së punës?

    Kjo lejohet vetëm në raste ekstreme të domosdoshme, nëse asnjë nga të dy prindërit nuk janë në gjendje t'i mbajnë fëmijët e tyre për arsye të një force madhore. Në këtë rast prindërit mund të shoqërojnë fëmijët tek gjyshërit, duke bërë rrugën e domosdoshme për të arritur tek ata dhe për të shkuar në vendin e punës, ose për të shkuar të marrin fëmijët në kthimin e tyre. Por theksohet se kjo nuk këshillohet, sepse të moshuarit janë ndër kategoritë më të ekspozuara ndaj infeksionit COVID-19 dhe për këtë arsye duhet të shmangin kontaktin me njerëzit e tjerë sa më shumë që të jetë e mundur. Prandaj është absolutisht e preferueshme që fëmijët të qëndrojnë në shtëpi me një nga prindërit që shfrytëzojnë “smart working” ose leje (congedi).

  20. A mund të lëvizim për të shkuar në kishë apo në vendet e tjera të adhurimit?

    Qasja në vendet e adhurimit është e lejuar, për sa kohë që tubimet shmangen dhe një distancë prej jo më pak se një metër është e garantuar midis vizitorëve. Është e mundur që të shkoni në vendin e adhurimit më afër shtëpisë, duke nënkuptuar se një lëvizje të tillë duhet të jetë sa më shumë që të jetë e mundur në afërsi të shtëpisë. Vendet e adhurimit mund të arrihen edhe me rastin e lëvizjeve megjithatë të lejuara, d.m.th. ato të përcaktuara nga nevoja ose nevoja të provuara të punës, dhe të cilat janë përgjatë rrugës së parashikuar, në mënyrë që, në rast kontrolli nga Forcat e Rendit, ju mund të tregoni ose të bëni vetëdeklarimin e parashikuar. Sidoqoftë, pezullimi i të gjitha ceremonive, madje edhe ato fetare, vazhdon të vlejë.

  21. Çfarë parashikon dekreti për udhëtime për turizëm?

    Konsultohuni me FAQ përkatëse në seksionin "Turizëm"

  22. A është e mundur dalja nga shtëpia për të hedhur mbeturinat?

    Po, duke ndjekur rregullat tashmë në fuqi në secilën komunë. Në mënyrë të ngjashme, vijojnë aktivitetet e grumbullimit, menaxhimit dhe riciklimit të mbeturinave.

  23. A mund të dal me kafshën time shtëpiake?

    Po, për nevojat e tij fiziologjike, por pa u grumbulluar dhe duke mbajtur distancën së paku një metër nga njerëzit e tjerë.

  24. A mund të çohen kafshët shtëpiake tek veterineri?

    Po, për nevoja urgjente. Kontrollet rutinore duhet të shtyhen. Vizitat veterinare që janë të domosdoshme dhe që nuk mund të shtyhen mund të bëhen vetëm pas prenotimit të takimit dhe në çdo rast duke garantuar zhvendosjen e klientëve me një raport një-me-një, në mënyrë që të shmanget kontakti i ngushtë dhe prania e klientëve që presin në ambientet. Profesionistët dhe personeli duhet të veshin pajisje mbrojtëse personale të përshtatshme (doreza dhe maskë).

  25. A lejohen lëvizjet për kujdesjen dhe mjekimin e kafshëve, siç janë, për shembull, kuajt, macet, qentë, për të cilët ju jeni pronari / përgjegjësi, por që nuk i mbani në shtëpinë tuaj?

    Jo, lëvizje të tilla normalisht janë të ndaluara, sepse për nevojat edhe ato shëndetësore të kafshës kujdeset struktura ku është e vendosur (qendra e kuajve, e maceve, e qenve etj.) Lëvizja [drejt strukturës ku gjendet kafsha] lejohet nëse është e domosdoshme për shëndetin dhe kujdesin e kafshës, vetëm në rastet kur struktura ka komunikuar që nuk mund të kujdeset më për të. Në këto raste të kufizuara, lëvizja, në rast të kontrolleve eventuale, duhet të justifikohet me vetë-çertifikim.

  26. A mund të dilet për të bërë një shëtitje?

    Ju mund të dilni nga shtëpia juaj vetëm për të shkuar në punë, për arsye shëndetësore ose për domosdoshmëri për të kryer aktivitete sportive ose fizike jashtë. Prandaj shëtitjet lejohen vetëm nëse janë rreptësisht të nevojshme sipas arsyeve të treguara si më lart. Për shembull, janë arsye domosdoshmërie, lëvizja për të bërë pazarin, për të blerë gazeta, për të shkuar në farmaci, ose në çdo rast për të blerë gjëra të nevojshme për jetën e përditshme. Për më tepër, çdo dalje nga shtëpia për aktivitete sportive në natyrë ose aktivitete fizike është e justifikuar. Kuptohet që arsyetimi për të gjitha lëvizjet e lejuara, në rast të ndonjë kontrolli, mund të jepet sipas formave dhe metodave të vetë-çertifikimit, nëse agjenti operativ e kërkon atë. Arsyetimi i punës mund të vërtetohet gjithashtu duke treguar dokumentacionin e duhur, të dhënë nga punëdhënësi (kartela ose të ngjashme) të përshtatshme për të dëshmuar gjendjen e deklaruar. Në çdo rast, të gjitha lëvizjet i nënshtrohen ndalimit të përgjithshëm të grumbullimit, dhe si rrjedhojë detyrimit për respektimin e distancës minimale të sigurisë prej 1 metër ndërmjet njerëzve.

  27. A lejohet aktiviteti motorik?

    Aktiviteti motorik në natyrë lejohet vetëm nëse kryhet individualisht dhe afër shtëpisë tuaj. Është e detyrueshme të respektohet distanca prej të paktën një metër nga çdo person tjetër. Grumbullimet janë gjithmonë të ndaluara.

  28. A lejohet hyrja në parqe dhe kopshte publike? 

    Jo. Hyrja e publikut në parqe, vila, zona lojrash dhe kopshte publike është e ndaluar.

  29. A mund ta përdor biçikletën?

    Përdorimi i biçikletës lejohet vetëm për të arritur në vendin e punës, në vendbanim ose në dyqanet që shesin sende ushqimore ose nevoja themelore. Gjithashtu lejohet të përdorni biçikletën për të kryer aktivitete sportive ose fizike afër shtëpisë tuaj. Sidoqoftë, në të gjitha rrethanat, duhet të respektohet një distancë sigurie ndërnjerëzore prej të paktën një metër.

  30. Sa pasagjerë mund të udhëtojnë me makinë? A është e mundur prania e dy personave në një motoçikletë?

    Makinat mund të përdoren nga më shumë pasagjerë vetëm nëse respektohet distanca minimale prej një metri. Nuk është e mundur që dy persona të hypin në një motoçikletë, pasi distanca minimale prej një metër nuk është e mundur. Këto kufizime nuk zbatohen nëse mjetet përdoren vetëm nga njerëzit që jetojnë së bashku.

  31. A do të ketë pika kontrolli për të kontrolluar respektimin e kufizimeve në lëvizjen e njerëzve?

    Konsultohuni me FAQ përkatëse në seksionin "Shkeljet dhe sanksionet".

  32. A lejohet lëvizja për të arritur në një kompani apo një kantier ndërtimi, edhe nëse biznesi është mbyllur ose pezulluar?

    Vetëm për emergjencat dhe, në çdo rast, vetëm për nevoja të papritura, pasi të tjerat duhet të jenë zgjidhur tashmë brenda afatit të caktuar nga neni 2 i Dekretit Kryeministror të 22 Marsit 2020. Sidoqoftë lejohet lëvizja vetëm për nevojat e punës për t'u marrë me ugjencat në lidhje me masa të sigurisë, madje edhe në kantiere, dhe brenda afateve të ngushta të nevojshme për të zgjidhur këto urgjenca. Këto nevoja duhet të vërtetohen me vetëdeklarim të plotë që përmban të gjitha të dhënat e nevojshme për të lejuar kontrollet mbi ekzistencën e këtyre nevojave dhe për përfundimin e punës.

  33. A lejohet të lëvizet në territor, madje edhe jashtë komunës së vendbanimit, për ushtrimin e profesioneve që kërkojnë operacione në vend, si në rastin e ekspertizave, rilevimeve topografike-kadastrale dhe / ose matjeve të tokës dhe / ose ndërtesave?

    Po, gjithmonë në përputhje me rregulloret aktuale për kontrollimin e infektimit. Arsyet e lëvizjes duhet të lidhen vetëm me nevojat e punës dhe në çdo rast duhet të dëshmohen, edhe me anë të vetë-çertifikimit i cili duhet të përfshijë të gjitha informacionet për rrugën më të shkurtër për të arritur në vendet e treguara dhe kontrollet që pasojnë nga ushtrimi efektiv i këtij aktiviteti profesional në ato vende.

  34. Si duhet të sillen punëtorët ndërkufitarë?

    Punëtorët ndërkufitarë mund të hyjnë dhe të dalin qoftë me mjete private qoftë nëpërmjet transportit publik nga territoret në fjalë për të arritur në vendin e punës së tyre dhe për tu kthyer në shtëpi. Palët e interesuara mund të dëshmojnë lëvizjen për arsye pune me çfarëdo mënyre, duke përfshirë vetë-çertifikimin ose dokumentacion tjetër që vërteton marrëdhënie pune me shtetin në kufi (shiko faq të mëparshme).

  35. Cilat janë rregullat për të udhëtuar në dhe nga jashtë shtetit?

    Faq në azhurnim e sipër. Për informacione urgjente, ju lutemi konsultoni faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

  36. Unë po kthehem nga jashtë shtetit. A mund të kërkoj nga dikush që të vijë të më marrë me makinë nga aeroporti, stacioni i trenit apo porti i mbërritjes?

    Po lejohet vetëm një person që bashkëjeton në të njëjtin vendbanim si personi i transportuar, mundësisht i pajisur me pajisje mbrojtëse. Spostimi në fjalë është një nga rastet e "urgjencës absolute", që duhet të vetë-çertifikohet me formularin e vënë në dispozicion nga Ministria e Brendshme:https://www.esteri.it/mae/resource/doc/2020/03/nuovo_modello_autodichiarazione_23032020_compilabile.pdf , i plotësuar në të gjitha pjesët e tij, duke treguar, në veçanti, itinerarin e udhëtuar dhe vendbanimin ku shkon personi. Edhe në këtë rast personi është i detyruar të komunikojë menjëherë hyrjen e tij në Itali pranë Departamentit të Parandalimit, për nënshtrimin ndaj mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit të mirëfilltë, si dhe mbetet detyrimi për të raportuar me shpejtësi shfaqjen e simptomave të COVID-19 tek autoriteti shëndetësor

  37. A kanë shtetasit e huaj të njëjtat kufizime që vlejnë për italianët?

    Po, kufizimet janë të vlefshme për të gjithë personat e pranishëm ose që synojnë të hyjnë ose të largohen nga territori italian, pavarësisht nga kombësia e tyre.

  38. A lejohet lëvizja për të arritur në një kompani apo një kantier ndërtimi, edhe nëse biznesi është mbyllur ose pezulluar?

    Siç parashikohet nga Dekreti i Presidentit të Këshillit të Ministrave të 10 prillit 2020, për aktivitetet prodhuese të pezulluara, është e lejueshme, në vijim të komunikimit me Prefektin, hyrja në ambientet e kompanisë të personave vartës ose të personave të tretë të autorizuar për kryerjen e aktiviteteve të mbikëqyrjes, të mirëmbajtjes, për menaxhimin e pagesave por edhe për aktivitetin e pastrimit dhe dizinfektimit. Nga data 14 Prill lejohet, në vijim të komunikimit me Prefektin, dërgesa drejt palëve të treta edhe të mallit stok në magazinë por edhe pranimi në magazinë i mallrave dhe furnizimeve. Për këtë arsye, lëvizjet nga dhe në selitë e kompanive, aktivitetet e të cilave janë pezulluar, lejohen vetëm nëse janë në funksion të aktiviteteve të lejuara të specifikuara tashmë por edhe për urgjenca eventuale, brenda afateve kohore të ngushta të nevojshme për të zgjidhur këto urgjenca. Këto nevoja duhet të vërtetohen me vetëdeklarim të plotë që përmban të gjitha të dhënat e nevojshme për të lejuar kontrollet mbi ekzistencën e këtyre nevojave dhe për përfundimin e punës.

  39. Sapo jam kthyer në Itali dhe po e kaloj periudhën e caktuar të mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit të mirëfilltë (me kohëzgjatje katërmbëdhjetë ditë) në shtëpi ose në banesën e treguar në momentin e kthimit. A mund të zhvendosem në një banesë tjetër gjatë kësaj periudhe?

    Po, gjatë periudhës së mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit të mirëfilltë, lejohet transferimi në një shtëpi ose vendbanim tjetër nga sa ishte treguar më parë pranë Autoritetit Shëndetësor, përveç nëse nuk janë shfaqur simptoma të COVID-19. Që nga momenti i transferimit, në shtëpinë e re duhet të kalohet një periudhë 14-ditore e mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit të mirëfilltë (periudha e kaluar në shtëpinë e parë nuk llogaritet, prandaj në rast transferimi humbet). Transferimi duhet t'i komunikohet më parë Autoritetit Shëndetësor me anë të një deklarate që përmban: adresën e plotë të shtëpisë ose banesës së re, mjetin privat të transportit që do të përdoret për të arritur tek ajo, itinerarin që synohet të ndiqet dhe angazhimin, në përputhje me rregulloret aktuale për kontrollimin e infeksionit, për arritjen në shtëpinë e re dhe sistemimin e së njëjtës. Autoriteti Shëndetësor ia përcjell komunikimin Departamentit të Parandalimit të entit shëndetësor kompetent për territorin për kontrollet dhe verifikimet përkatëse.

  40. Shoqërova një person të sëmurë në departamentin e urgjencës ose në urgjencë (DEA / PS), a mund të pres gjatë kësaj kohe në sallën e pritjes?

    Jo, shoqëruesve të pacientëve në departamentin e urgjencës ose në urgjencë (DEA / PS) nuk u lejohet të qëndrojnë në sallat e pritjes, përveç nëse nuk jepen udhëzime të ndryshme nga personeli shëndetësor përgjegjës.

  41. Unë jam një i afërm ose i njohur i një pacienti të vendosur në një strukturë të kujdesit afatgjatë, ose në një qendër për asistencë shëndetësore (RSA), ose në hospice, ose në struktura rehabilitimi, për të moshuarit, të vetë-mjaftueshëm dhe jo, a mund të shkoj ta vizitoj atë?

    Hyrja në këto struktura nga të afërmit dhe të njohurve të pacientëve lejohet vetëm në rastet e treguara nga Departamenti i Shëndetësisë së vetë strukturës, kështu që është e nevojshme të pyesni paraprakisht në Departament për të ditur nëse hyrja lejohet apo jo dhe, nëse po, në çfarë kushtesh.

  42. Duhet të bëj një lëvizje të arsyetuar nga arsyet e parashikuara nga dekreti, por duke mos pasur mundësinë e pasjes apo drejtimit të një automjeti privat, a mund të më shoqëroj një person i tretë?

    Po. Në rast se nuk keni një automjet privat ose nuk keni patentë shoferi ose nuk jeni të vetë-mjaftueshëm, lejohet që të shoqëroheni nga një i afërm ose një person i ngarkuar për një transport të tillë nga dhe drejt banesës suaj, edhe duke marrë parasysh nevojën për të kufizuar sa më shumë përdorimin e transportit publik. Në këtë rast, ju kërkohet të bëni itinerarin rreptësisht të domosdoshëm për lëvizjen. Duhet gjithashtu të theksohet se makinat mund të përdoren nga më shumë pasagjerë vetëm nëse respektohet distanca minimale prej një metër (pasagjeri mund të ulet në sediljen e pasme) dhe se nuk është e mundur të ulen dy persona në të njëjtën motoçikletë ku distanca minimale një metër nuk respektohet. Këto kufizime nuk zbatohen vetëm nëse mjetet përdoren nga njerëzit që jetojnë së bashku. Në përputhje me këto kushte, lëvizja e shoqëruesit është gjithashtu e justifikuar. Kuptohet që justifikimi i të gjitha lëvizjeve të lejuara, si dhe gjendja e bashkëjetesës ndërmjet pasagjerëve të automjetit, në rast të ndonjë kontrolli, mund të jepen sipas formave dhe metodave të vetë-certifikimit, nëse agjenti operativ e kërkon atë.

  43. Unë jetoj në mal / kodër ose në një vend me det / liqen / lum, a më lejohet të bëj një shëtitje në mal / kodër apo buzë detit / liqenit / lumit?

    Po. Gjithmonë është e mundur të kryeni aktivitet fizik në afërsi të banesës suaj kryesore, ose në çdo rast afër banesës në të cilin keni banuar që nga 22 Mars 2020, dhe si pasojë lejohet, për ata që jetojnë në zona malore, kodrinore, liqenore dhe lumenj ose detare - gjithmonë nëse nuk bëhet fjalë për një subjekt të cilit i ndalohet lëvizshmëria absolute pasi i është nënshtruar masës së karantinës ose që ka rezultuar pozitiv ndaj virusit - kryerja e këtij aktiviteti në këto vende (duke përfshirë larjen në det / lum / liqen) në mënyrë individuale dhe në çdo rast duke respektuar distancën prej të paktën një metër nga secili person tjetër. Kjo për shkak se vendet e lartpërmendura nuk janë vende të mbyllura për publikun, siç janë në të kundërt aktualisht parqet dhe zonat e gjelbërta urbane, dhe gjithashtu edhe strukturat private të plazhit për të cilat mbetet ndalimi i hyrjes dhe qarkullimit. Mbetet e vlefshme që këto aktivitete duhet të kryhen pa pasur nevojë të largoheni nga banesa juaj dhe pa qenë i domosdoshëm përdorimi i mjeteve të transportit publik ose privat, as lëvizje të rëndësishme. Sidoqoftë, ndalime të ndryshme dhe më të rrepta të vendosura mbi bazë lokale janë të justifikuara sepse ato justifikohen nga situata specifike territoriale. Vërtetësia e kushteve në fjalë (aktiviteti motorik i kryer pranë banesës suaj) mund të justifikohet me vetë-çertifikim, nëse agjentët që kryejnë kontrollet e kërkojnë atë.

  1. Fëmija im ka nevojë të dalë nga shtëpia herë pas here sepse për shkak të paaftësisë së tij konjitive, intelektuale ose relacionale (për shembull: autizmi), qëndrimi i zgjatur mund të përkeqësojë shëndetin e tij. A lejohen lëvizjet në këtë rast?

    Ju mund të dilni duke qëndruar rreth shtëpisë, duke respektuar rregullat e distancës sociale për të parandaluar infeksionin e virusit (aktivitetet rekreative dhe mbledhjet në grupe janë të ndaluara). Lejohet të ecni pranë shtëpisë tuaj dhe të bëni aktivitet fizik. Këshillohet që, edhe pse nuk është e detyrueshme, të pajiseni me dokumentacion që vërteton gjendjen e aftësisë së kufizuar ose nevojat specifike (për shembull: çertifikatë që vërteton gjendjen fizike ose paaftësinë e lëshuar nga mjeku juaj ose nga institucioni që ndjek pacientin). Në këtë rast lejohet shoqërimi i personit (pavarësisht nga mosha e tij) sepse ky rast përfshihet në arsyet e nevojës ose shëndetit.

    Për informacion të mëtejshëm në lidhje me personat me aftësi të kufizuara, në çdo rast mund të konsultoni FAQ specifike në vegëzën e mëposhtme: http://disabilita.governo.it/it/notizie/nuovo-coronavirus-domande-frequenti-sulle-misure-per-le-persone-con-disabilita/

  1. A ka ndonjë kufizim në lëvizjen e mallrave?

    Jo, asnjë kufizim. Të gjitha mallrat (pra jo vetëm ata të nevojave themelore) mund të transportohen në territorin kombëtar. Transporti i mallrave konsiderohet si një nevojë pune: personeli që drejton mjetet e transportit mund të lëvizë, në mënyrë të kufizuar sipas nevojave të dorëzimit ose të tërheqjes së mallrave.

  2. A mund të qarkullojnë korrierët e mallrave?

    Po, ata mund të qarkullojnë.

  3. Unë jam një transportues makine. A ka ndonjë kufizim në aktivitetin tim të punës?

    Jo, nuk ka kufizime në lëvizjen, ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave.

  4. A ka kufizime për transportin publik të llojit (NCC dhe taksi)?

    Presidentët e Rajoneve mund të ndërhyjnë duke programuar kufizime të transportit publik lokal por edhe për shërbimin taksi dhe NCC për ndërhyrjet e nevojshme shëndetësore, duke garantuar sidoqoftë shërbimet minimale thelbësore. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit gjithashtu mund të ndërhyjë për qëllimet e përmendura më lart në shërbimet ndër-rajonale të makinave dhe transportit hekurudhor, ajror dhe detar.

  5. A ka kufizime apo kontrolle në nisjet me aviona, trene, anije linje dhe tragete?

    Po, të gjitha shërbimet e transportit tokësor, detar, liqenor dhe ajror, të planifikuara dhe jo të planifikuara, kombëtare dhe ndërkombëtare janë kufizuar ose reduktuar, ose janë anulluar plotësisht. Informacione të mëtejshme janë të disponueshme në sitin e Ministrisë së Infrastrukturave dhe Transportit. Në çdo rast para se të filloni cdo udhëtim, ju rekomandojmë të verifikoni kushtet operative të trasnsportit në faqe web të kompanive.

    Ju përkujtojmë se lëvizjet në territorin kombëtar, duke përfshirë edhe mjetet e transportit të linjave apo të llojit NCC, taksi, lejohen për arsye pune, shëndeti dhe urgjence absolute dhe duhet të justifikohen nëpërmjet vetë-certifikimit i disponueshëm në sitin e Ministrisë së Brendshme. Për kushtet në lidhje me udhëtimet nga Italia drejt jashtë shtetit dhe nga jashtë shteti për në Itali, shihni faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

  6. A mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre subjektet që kryejnë riparime dhe mirëmbajtjen e hekurudhave, tramvajit, filobusit dhe metrosë?

    Shihni të njëjtën FAQ në seksionin "Aktivitetet prodhuese, profesionale dhe shërbimet".

  1. A mund të zbatohet metoda e "punës në distancë" nga punëdhënësi publik dhe privat për të gjithë punonjësit?

    Po, janë parashikuar metodat e thjeshtësuara dhe të përkohshme të qasjes në punë në distancë dhe nuk ka kufizime, duke marrë parasysh që edhe legjislacioni në fuqi para gjendjes së jashtëzakonshme në shëndetësi nuk parashikonte një limit maksimal të punonjësve në këtë mënyrë.

  2. Kryerja e punës në distancë a është parashikuar të zgjasi deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme?

    Mënyra e punës në distancë, e ashtuquajtura “smart working”në zbatim të nenit 87, të dekretit të ligjit nr. 18 i vitit 2020 (i ashtuquajturi "Cura Italia") është metoda e zakonshme e kryerjes së punës në shërbimin publik deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme ose, nëse është e nevojshme, në një afat më të shkurtër të vendosur me dekret të Kryeministrit, me propozimin e Ministrit për administratën publike. Dekreti i Presidentit të Këshillit të Ministrave i 10 Prillit 2020 specifikoi që kjo metodë e punës mund të zbatohet për çdo marrëdhënie të varur pune, pavarësisht marrëveshjeve individuale dhe që detyrimet përkatëse informative mund të përmbushen edhe në mënyrë elektronike me dokumentacionin në dispozicion në faqen e internetit të INAIL-it. Kjo metodë zbatohet edhe në sektorin privat, për punonjësit me aftësi të kufizuara dhe për punonjësit që kanë një person me aftësi të kufizuara në njësinë e tyre familjare. Punëtorëve të sektorit privat që vuajnë nga patologji serioze me aftësi pune të reduktuara, të cilat mund të dëshmohen, u jepet përparësi në pranimin e kërkesave për të kryer punën në distancë.

  3. A është “smart working” në situatën aktuale, një përparësi? A duhet të ndërmarrin administratat çdo masë të përshtatshme për të inkurajuar shfrytëzimin e saj?

    Po. Deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme epidemiologjike nga COVID-19, puna në distancë do të jetë mënyra e zakonshme e kryerjes së aktivitetit të punës, prandaj është i nevojshëm një rishikim nga Administrata Publike në lidhje me aktivitetet që mund të jenë subjekt i “smart working”, me synim që të përfshihen edhe aktivitete që fillimisht ishin të përjashtuara. Në rastet kur kjo nuk është e mundur atëherë Administratat Publike do të miratojnë mjete alternative siç janë, për shembull, pushimet e mëhershme në përputhje me disiplinën e përcaktuar nga kontrata kolektive e punës. Prania në zyra është e kufizuar vetëm në rastet kur prania fizike e punonjësit është thelbësore për kryerjen e aktiviteteve në mënyrë rigoroze funksionale për menaxhimin e urgjencës dhe veprimtarive që nuk mund të shtyhen. Administratat janë të detyruara të sigurojnë respektimin e këtij udhëzimi, edhe me qëllim të interesit parësor në mbrojtjen e shëndetit të punonjësve

  4. A është i domosdoshëm një akt zyrtar për autorizimin e “smartworking” nga ana e Administratave Publike?

    Jo. Për të siguruar zbatimin maksimal të “smart working”, Administratat Publike parashikojnë metoda të thjeshtuara dhe të përkohshme të qasjes në këtë mënyrë pune, duke përjashtuar ngarkesat administrative, dhe duke favorizuar shpejtësinë e autorizimit (p.sh. duke përdorur shkëmbimin e emailave me punonjësin për njohjen e “smart working” sesa përgatitjen e formularëve që duhet të plotësohen ose miratimin e masave administrative).

  5. A ka nevojë punonjësi të paraqesë një kërkesë specifike për të pasur qasje në smart working?

    Jo. Puna në smart working është mënyra e zakonshme e kryerjes së punës në Administratat Publike, prandaj punëdhënësi është pjesë aktive në propozimin e kësaj mënyre për punonjësit e tij. Për të siguruar zbatimin maksimal të “smart working”, Administratat Publike parashikojnë metoda të thjeshtuara dhe të përkohshme të qasjes në këtë mënyrë pune, duke përjashtuar ngarkesat administrative, dhe duke favorizuar shpejtësinë e autorizimit (p.sh. duke përdorur shkëmbimin e emailave me punonjësin për njohjen e “smart working” sesa përgatitjen e formularëve që duhet të plotësohen ose miratimin e masave administrative)

  6. A është i nevojshëm një raport ditor rreth rezultateve të arritura nga punonjësi që shfrytëzon smartworking?

    Nuk përjashtohet mundësia që Administratat Publike, në ushtrim të kompetencave të tyre si punëdhënës, të mund të parashikojnë një raport ditor për objektivat e arritura nga punonjësi në regjimin smart working. Sidoqoftë, është e mundur që, brenda fushëveprimit të autonomisë së secilës administratë, të përdoren skeda apo dokumente përmbledhëse të objektivave të arritura nga punonjësi, duke iu referuar periudhave më të zgjatura kohore.

  7. A mund të anashkalohet marrëveshja individuale, detyrimet informative dhe komunikimi në lidhje me sigurimin e detyrueshëm për aksidente dhe sëmundje profesionale?

    Po. Sipas masave të parashikuara për kontrollimin dhe menaxhimin e urgjencës epidemiologjike nga COVID-19, Administratat Publike sigurojnë kryerjen e zakonshme të shërbimeve të punës në formën smart working, edhe duke anashkaluar marrëveshjet individuale dhe detyrimet informative sipas neneve nga 18 deri 23 të ligjit 22 maj 2017, n. 81. Prandaj, administratat publike mund të anashkalojnë marrëveshjen individuale (neni 18 l. 81/2017), informativën me shkrim në të cilin identifikohen rreziqet e përgjithshme dhe rreziqet specifike që kanë të bëjnë me mënyrën e veçantë të ekzekutimit të marrëdhënies së punës (neni 22 l. 81/2017) dhe komunikimet në lidhje me sigurimin e detyrueshëm për aksidente dhe sëmundje profesionale (neni 23 l. 81/2017).

  8. A duhet të kryhen aktivitetet që nuk mund të shtyhen domosdoshmërisht duke qenë i pranishëm?

    Jo. Direktiva Nr. 2/2020 i Ministrit për Administratën Publike, sqaron se aktivitetet që nuk mund të shtyhen mund të kryhen qoftë në vendin e punës, edhe vetëm për disa ditë, kur punonjësi është pjesë e kontigjentit minimal për mbarëvajtjen e zyrës, qoftë në smart working.

  9. A mund të zhvillohet periudha e provës e punonjësit të punësuar nga Administratat Publike në formën smart working?

    Po. Periudha e provës nuk është e papajtueshme me smart working e cila, deri në përfundimin e urgjencës epidemiologjike nga COVID-2019, është mënyra e zakonshme e kryerjes së punës. Në fakt, me qëllim të përfundimit të periudhës së provës, merret parasysh shërbimi i ofruar efektivisht që, në rastin e smart working, kryhet në distancë. Administratat publike sigurojnë që punonjësit në smart working të mos ndëshkohen me qëllim njohjen e profesionalizmit dhe përparimin në karrierë (neni 14 i ligjit 124/2015).

  10. A ka të drejtë personeli që punon në regjimin smartworking për kuponin ushqimor?

    Jo. Administratat, në përputhje me dishiplinën ligjore dhe kontraktuale, duke iu refereruar regjimit smart working, përcaktojnë aspektet të llojit organizativ dhe profilet e përshtatshme për marrëdhëniet e punës, duke përfshirë implikimet në caktimin e kuponit ushqimor. Çdo administratë Publike, pra, merr vendimet kompetente për ndarjen e kuponit ushqimor për punonjësit në smart working, pas ballafaqimit edhe me organizatat e sindikatave.

  11. A është i detyruar punëdhënësi publik ose privat t’u sigurojë të gjithë punonjësve mjetet e nevojshme për të kryer punën në distancë?

    Jo. Nëse Administrata Publike ose punëdhënësi privat nuk mund të sigurojë pajisjet e nevojshme, punonjësi mund të përdorë mjetet informatike e veta për të kryer punën në distancë. Sidoqoftë, Administrata (ose punëdhënësi privat) është i detyruar të marrë të gjitha masat organizative dhe menaxheriale për të siguruar kryerjen e zakonshme të punës në mënyrë të distancuar.

  12. Në pritje që administrata të sigurojë mbështetjen e përshtatshme teknologjike për shfrytëzimin e smart working, punonjësi a mund të lirohet nga shërbimi siç përcaktohet nga neni. 87, paragrafi 3 i Dekretit Legjislativ 18/2020?

    Puna në regjmin smart working mund të kryhet edhe përmes mjeteve informatike në dispozicion të punonjësit, në rastin kur ato nuk sigurohen nga administrata (neni.87, paragrafi 2, Dekreti Legjislativ 18/2020). Nëse regjimi smart working nuk është i mundur, administratat mund të lirojnë në mënyrë të arsyeshme punonjësit që varen nga shërbimi vetëm pas përdorimit të mjeteve alternative: pushime të mëhershme, leje (congedo), orët e grumbulluara (banca ore), rotacioni dhe mjete të tjera të ngjashme, në përputhje me kontratën kolektive (neni 87, paragrafi 3, DL 18/2020).

  13. Nëse Administrata Publike nuk identifikon aktivitetet që nuk mund të shtyhen dhe që duhet të kryhen në prani, a është i autorizuar punëtori automatikisht që të mos shkojë në punë në pritje të caktimit të punës që do të kryejë në regjimin smart working?

    Çdo Administratë Publike është përgjegjëse për menaxhimin e stafit të saj dhe për zbatimin e masave urgjente që lidhen me kontrollimin dhe menaxhimin e urgjencës epidemiologjike nga COVID-19, përfshirë detyrimin për të identifikuar aktivitetet që nuk mund të shtyhen dhe aktivitetet rreptësisht funksionale për menaxhimin e emergjencës. Në përputhje me këtë detyrim, administratat duhet të identifikojnë, edhe me një komunikim të thjeshtuar, mënyrat me të cilat punonjësit duhet të kryejnë punën dhe nga kjo rrjedh se punonjësi individual nuk mund ta konsiderojë veten automatikisht të autorizuar për të mos u paraqitur në punë.

  14. A është e mundur që iniciativat e azhurnimit dhe trainimit të aktivizohen në regjimin smart working?

    Po, është e mundur që të promovohen kurse informimi dhe trajnimi në regjimin smart working në mënyrë që punëtorët të mos përjashtohen nga konteksti i punës dhe nga proceset e menaxhimit të emergjencës.

  15. A mundet që Administrata Publike të kërkojë praninë e personelit në seli mbi një bazë rotacioni për stafin që tashmë kryen smart working?

    Po. Aktivitetet që nuk mund të shtyhen dhe ato rreptësisht funksionale për menaxhimin e urgjencave mund të kryhen përmes regjimit të smart working dhe përmes pranisë së stafit në vendin e punës. Administratat publike, në kontekstin e veprimtarive të lartpërmendura, identifikojnë ato që mund të kryhen në regjimin e smart working, si mënyrë e zakonshme për kryerjen e punës, dhe ato që kërkojnë domosdoshmërisht praninë në vendin e punës, duke ndërmarrë forma të rotacionit të punonjësve për të siguruar një kuotë minimale të personelit që duhet të qëndrojë në zyrë. Rotacioni i punonjësve për të siguruar praninë e një drejtuesi në zyrë gjithashtu mund të garantohet në alternim me regjimin e smart working.

  16. Aktivitetet që kërkojnë praninë, a mund të aktivizohen nga qytetari me takim telefonik?

    Shihni të njëjtën FAQ në seksionin "Zyrat Publike".

  17. Nënpunësi civil i cili ka simptoma temperature i nënshtrohet regjimit të zakonshëm të pushimit mjekësor apo i nënshtrohet dispozitave të dekretit të ligjit për të cilin ditët e pushimit mjekësor nuk shkurtohen?

    I nështrohet regjimit të zakonshëm të pushimit mjekësor. Nëse më pas konstatohet se bëhet fjalë për një subjekt që bëhet pjesë e masës së karantinës ose i infektuar me COVID-19, shkurtimi nuk do të zbatohet.

  18. Unë jam një shërbyes civil dhe dëshiroj të punoj nga shtëpia (smartworking). Çfarë mjetesh kam?

    Masat e reja inkurajojnë punën nga shtëpia (smartworking), duke thjeshtuar qasjen. Punëdhënësit i takon të identifikojë metodat organizative që lejojnë regjimin e smartworking për sa më shumë të punësuar. Punonjësi mund të paraqesë një kërkesë e cila do të pranohet në bazë të mënyrave organizative të parashikuara.

  19. Nëse nuk është e mundur që puna të kryhet në distancë, punëdhënësi publik a mund të sigurojë, që punonjësit e tij të përfitojnë nga pushimet e mëparshme, pavarësisht nga ndonjë planifikim paraprak?

    Po, nëse nuk është e mundur puna në distancë, Administratat Publike përdorin mjetet e pushimeve të mëparshme, lejet (congedo), orët e grumbulluara (banca ore), rotacionin dhe mjete të tjera të ngjashme, në përputhje me kontratën kolektive. Pasi të tentohen këto mundësi, administratat mund të lirojnë në mënyrë të arsyeshme punonjësit nga shërbimi.

  20. Udhëzimet që përmbahen në "Protokollin që rregullojnë masat për të luftuar dhe për përmbajtjen e përhapjes së virusit Covid-19 në vendin e punës", nënshkruar në 14 Mars në Palazzo Chigi nga palët sociale, zbatohen vetëm në sektorin privat apo edhe në Administratën publike?

    Protokolli vlen vetëm për subjektet private.

  21. Cilat janë dispozitat për ato shërbime pune që nuk janë të përfshira në shërbimet thelbësore dhe natyra e të cilave nuk lejon që ato të kryhen me metoda të punës në distancë, si në rastin e arkivistëve, shitësve, shoferëve dhe çdo lloji tjetër të personelit ndihmës, duke supozuar se subjektet i kanë mbaruar pushimet e mbledhura deri më 12 Mars 2020?

    Kur pushimet e mëparshme, lejet (congedo), orët e grumbulluara (banca ore) dhe mjete të tjera të ngjashme të parashikuara nga rregulloret përkatëse, të përdorura në përputhje me kontratat kolektive, janë konsumuar plotësisht dhe nuk ka shërbime të tjera që këta punëtorë mund të kryejnë në distancë, mungesa e këtyre punëtorëve, si pasojë e masave për të përmbajtur fenomenin epidemiologjik nga COVID-19, do të konsiderohet si një shërbim i ofruar që përmbush të gjitha qëllimet ligjore, siç parashikohet edhe nga neni 19, paragrafi i tretë, i Dekretit Legjislativ Nr. 9 i vitit 2020. Administrata nuk paguan shërbimin e mencës, kur është e zbatueshme.

  22. Nëse kryerja e punës në distancë nuk është e mundur, punëdhënësi privat a mundet të rregullojë që punonjësit e tij të përfitojnë nga pushimet e mëparshme, pavarësisht nga ndonjë planifikim paraprak?

    Me përjashtim të aktiviteteve urgjente që kërkojnë praninë, punëdhënësi privat mund të programojë përdorimin e pushimeve që i referohen një viti më parë, brenda periudhës së shfrytëzimit ose përdorimit të përcaktuar nga kontratat kolektive

  23. Marrëdhëniet e punës të mirëmbajtësve të shtëpive (colf), kujdestarëve dhe baby-sitter a janë pjesë e pezullimit të veprimtarive që lidhen me "shërbimet ndaj njerëzve"?

    Jo. Këto shërbime pune nuk përfshihen në shërbimet ndaj personit, objekt i pezullimit dhe zhvillohen rregullisht edhe gjatë periudhës së emergjencës.

  24. Unë jam një punëtor ndërkufitar. A mund të përfitoj nga mënyra e kryerjes së punës në distancë?

    Po. Kushdo që jeton në Itali dhe punon në një shtet fqinj mund të përfitojë nga mënyra e kryerjes së punës në distancë, nëse punëdhënësi i tij i huaj e lejon atë dhe sipas kushteve të përcaktuara me ligj që rregullon kontratën e punës; punëdhënësit të huaj nuk i kërkohen formalitete në Itali. Ata që jetojnë jashtë dhe punojnë në Itali mund të punojnë në distancë në të njëjtat kushte si shumica e punëtorëve.

  25. Çfarë masa alternative ekzistojnë për punëtorët që nuk kanë disponueshmëri ose mundësinë e pushimeve dhe / ose lejeve (congedi)?

    Duke theksuar nevojën për të zvogëluar praninë e shërbyesve civilë në zyra dhe për të shmangur zhvendosjen e tyre, për veprimtari të cilat, për shkak të natyrës së tyre, nuk mund të jenë objekt i punës në distancë, administratat, në ushtrimin e kompetencave të tyre si punëdhënës, miratojnë mjete alternative siç janë, për shembull, rotacioni i personelit, përdorimi i lejeve (congedo) i orëve (banca ore), ose mjete të ngjashme, si dhe pushimet e mëhershme në përputhje me dishiplinën e përcaktuar nga kontrata kolektive e punës. Për punonjësit e sektorit privat, punëdhënësi mund të vlerësojë mundësinë e fleksibilitetit orar ose ndryshimit të përkohshëm të orarit të punës, deri në kohëzgjatjen e emergjencës ose mund të përdorë mjete të tjera fleksibile të parashikuara zakonisht nga kontratat kolektive (p.sh. orët e grumbulluara (banca ore) ose të autorizojë leje të jashtëzakonshme.

  1. A janë të hapura zyrat shtetërore?

    Po, në të gjithë territorin kombëtar. Aktiviteti administrativ kryhet rregullisht. Në çdo rast, pothuajse të gjitha shërbimet janë në dispozicion në internet. Sidoqoftë, aktivitetet e mësimdhënies dhe formuese janë pezulluar në shkolla, kopshte, muze dhe biblioteka.

  2. Dekreti parashikon që punëtorët, përdoruesit dhe vizitorët e zyrave të administratës publike, në të gjithë vendin,të kenë në dispozicion produkte dezinfektuese për higjenën e duarve. Në rast se ka vështirësi për gjetjen e këtyre produkteve dhe që rrjedhimisht nuk janë të disponueshëm përkohësisht, a duhet që zyrat të qëndrojnë gjithsesi të hapura?

    Zyrat, gjithsesi, duhet të qëndrojnë të hapura. Prania e produkteve dezinfektuese është një masë parandaluese e mëtejshme por jo disponueshmëria e përkohshme e tyre nuk justifikon mbylljen e zyrës, duke vënë në zbatim të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e tyre.

  3. Aktivitetet që kërkojnë praninë, a mund të aktivizohen përmes takimit telefonik?

    Po Në Direktivën Nr. 2/2020 të Ministrit të Administratës Publike, theksohet se aktivitetet e pritjes së publikut ose ofrimi i drejtpërdrejtë i shërbimeve për publikun, pa paragjykuar atë që thuhet në të njëjtën direktivë në lidhje me aktivitetet që nuk mund të shtyhen, kryesisht janë të garantuara në mënyrë elektronike ose në çdo rast me metoda të tilla që përjashtojnë ose kufizojnë praninë fizike në zyra (p.sh. takimi telefonik ose ndihma virtuale). Në rastet kur shërbimi nuk mund të ofrohet në mënyrat e lartpërmendura, hyrja në zyrat e lartpërmendura duhet të bëhet me grupe, edhe përmes prenotimeve të takimeve dhe duhet të sigurohet ajrosja e shpeshtë e dhomave. Administratat sigurojnë që të kryhet një dizinfektim i sipërfaqeve dhe i mjediseve dhe që të mbahet një distancë e përshtatshme (e ashtuquajtura distanca droplet) midis operatorëve publikë dhe publikut.

  1. Aktivitetet tregtare që shesin produkte ushqimore ose mallra të nevojës themelore dhe për këtë arsye mbesin të hapura a mund të lejojnë gjithashtu që klientët të blejnë mallra të ndryshme si p.sh. veshmbathje për të rriturit, këpucë, mallra sportive, lodra etj?

    Jo. Nuk lejohet shitja e produkteve të ndryshme nga ato bujqësore, ushqimore dhe të nevojës themelore, të listuara në kategoritë merceologjike të treguara në Shtojcën 1 të Dekretit të Kryeministrit të 10 Prillit 2020 (që ka përfshirë në listë, midis të tjerave, artikujt e kartolerisë, librat, veshjet për fëmijët dhe të porsalindurit). Për këtë arsye, personi përgjegjës për çdo veprimtari tregtare, e emërtuar (hipermarket, supermarket, discount, minimarket, dyqane të tjera jo të specializuar për ushqimet ose të llojeve të tjera për të cilat lejohet shitja) mund të kryejë vetëm biznesin e shitjes së kategorive merceologjike të lartpërmendura dhe duhet të organizojë hapësirat në mënyrë që të pengojë klientët të kenë qasje në raftet apo korsitë në të cilat ndodhen mallra të ndryshme nga ato të thëna më lart. Në rast se kjo nuk është e mundur, duhet të hiqen nga raftet produktet, shitja e të cilave nuk lejohet. Ky rregull vlen për çdo aktivitet dhe për çdo ditë të hapjes, gjatë ditëve të javës, para-festës ose festës. Theksohet se sipas dispozitave kombëtare nuk ka më dallime midis ditëve të ndryshme.

  2. Aktivitetet tregtare që shesin artikuj veshjeje qoftë për të rriturit qoftë për fëmijët a mund të rihapen?

    Po, por mund të shesin vetëm veshje për fëmijë dhe të porsalindur, duke mbajtur të mbyllura repartet e veshjes për të rriturit.

  3. Cilat janë rregullat që duhet të respektojnë tregtarët dhe menaxherët e aktiviteteve tregtare që janë hapur?

    Rregullat tregohen në shtojcën 5 të Dekretit Kryeministror të 10 Prillit 2020 midis të cilave ruajtja, në të gjitha aktivitetet e tyre, e distancës sociale, pastërtia dhe higjena e mjedisit të paktën dy herë në ditë dhe sipas orarit të hapjes. Është gjithashtu e detyrueshme të zbatohen masat kundër infektimit, të tilla si hyrja e vetëm një njeriu në dyqanet e vogla dhe hyrja e rregulluar dhe me grupe në strukturat më të mëdha, përdorimi i maskave dhe dorashkave për punëtorët dhe ai i xhelit për dezinfektimin e duarve dhe dorashka një përdorimshe për klientët e supermarketeve, që do të vihen në dispozicion pranë arkave dhe sistemeve të pagesave, si dhe, kur është e mundur, rrugë të ndryshme për hyrjet dhe daljet.

  4. Dyqanet që shesin “veshje për fëmijë” a mund të shesin edhe këpucë për fëmijë?

    Po këpucët hyjnë në nocionin e përgjithshëm të “veshjes”.

  5. Në ditët e festave dhe para festave, a janë të mbyllura strukturat e mesme dhe të mëdhaja të shitjes dhe dyqanet e pranishme brenda qendrave tregtare dhe tregjeve?

    Jo, nuk ka më dallim midis ditëve të javës, të para festave dhe të festave, dhe as midis strukturave të shitjeve në varësi të madhësisë. Prandaj, edhe supermarketet dhe hipermarketet në qendrat tregtare, si dhe të gjitha dyqanet e tjera, mund të jenë të hapura çdo ditë, por në çdo rast e kanë të kufizuar shitjen e produkteve, të listuara në Shtojcën 1 të Dekretit Kryeministror të 10 Prillit 2020. Sa i përket tregjeve, të jashtëm dhe të mbuluar, në to mund të kryhet vetëm shitja e produkteve ushqimore dhe të çfarëdo produkti bujqësor. Në të gjitha strukturat, duhet të garantohet në çdo rast distanca ndërnjerëzore prej 1 metër, edhe përmes kontrollit të numrit të personava në hyrje dhe në hapje. Çdo formë grupimi është e ndaluar

  6. Dyqanet dhe bizneset e tjera të shitjes me pakicë që shesin produkte të ndryshme nga ato të ushqimit ose të nevojave themelore dhe të cilat për këtë arsye janë mbyllur përkohësisht për publikun, a mund të vazhdojnë shitjet duke bërë dorëzimet në shtëpi?

    Po, lejohet dorëzimi në shtëpi i produkteve, në përputhje me normat higjeno-sanitare si për paketim ashtu edhe për transport, por me shitje në distancë pa rihapjen e ambienteve. Kush organizon aktivitete për dorëzimin në shtëpi - i njëjti operator ose një platformë - duhet të shmangë që në momentin e dorëzimit të ketë kontakte personale në një distancë më të vogël se një metër (produktet e nevojave themelore janë të listuara në Shtojcën 1 të Dekretit të Presidentit të Këshillit të Ministrave të 10 Prillit 2020). Lejohet gjithashtu shitja e çdo kategorie merceologjike nëse kryhet përmes makinerive shpërndarëse automatike.

  7. A lejohet shitja me (pakicë) në dyqan e produkteve, prodhimi i të cilëve është akoma i lejuar?

    Jo. Aktivitetet e tregtisë me pakicë rregullohen nga shtojca 1e Dekretit të Kryeministrit të 10 Prillit 2020. Prodhimi i produkteve, i autorizuar në bazë të shtojcës nr. 3 të të njëjtit Dekret (dhe në bazë të azhurnimeve të mëtejshme) nuk e autorizon shitjen me pakicë. Sidoqoftë, lejohen format e tjera të shitjes, të parashikuara në Shtojcën 1 (përmes Internetit; me anë të televizionit, postës, radios, telefonit, me anë të makinerive shpërndarëse automatike).

  8. Unë kam një faqe interneti për të shitur produkte online. A mund ta vazhdoj aktivitetin e shitjes?

    Po, aktiviteti tregtar i çdo produkti, i kryer përmes internetit ose përmes kanaleve të tjera telematike, është gjithmonë i lejuar duke marrë parasysh dishiplinën për ndërmarrjet tregtare, e parashikuar në Shtojcën 1 të Dekretit të Kryeministrit të 10 Prillit 2020. Futen këtu edhe kodet Ateco të shërbimeve postare, vektorëve dhe korrierëve të cilët përjashtohen nga mbyllja e aktivitetit.

  9. A mund të vazhdojnë të funksionojnë ofiçinat mekanike të makinave, biçikletave dhe motoçikletave?

    Po, aktivitetet e riparimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve dhe motoçikletave (ofiçina mekanike, karroceritë, riparimi dhe zëvendësimi i gomave) mund të vazhdojnë të kryejnë aktivitetin e tyre pasi ato konsiderohen thelbësore për nevojat e komunitetit. Në të njëjtën mënyrë, janë të autorizuara edhe aktivitetet e ndërlidhura që lejojnë kryerjen e aktiviteteve të mirëmbajtjes dhe riparimit siç janë shitja me shumicë dhe pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të këmbimit. Sidoqoftë, për të shmangur përhapjen, aktiviteti duhet të kryhet me masat paraprake të mëposhtme: a) të kufizojë kontaktin me klientët dhe të marrë masa të nevojshme shëndetësore (respektim i distancës së sigurisë ndërnjerëzore të paktën një metër, përdorim i dorezave dhe maskave për mbrojtjen e shëndetit); b) të inkurajojë, kur është e mundur, biznesin e porositjes me postë dhe përmes internetit të pjesëve dhe aksesorëve të këmbimit.

  10. Unë jam një shitës i cigareve elektronike dhe produkteve të lëngshme për inhalim dhe ushtroj aktivitetin e shitjes të një biznesi të vogël lagjeje. Cili regjim vlen për kategorinë time?

    Rishitja e cigareve elektronike dhe produkteve të lëngshme për inhalim hyjnë në kategoritë e bizneseve të përjashtuara nga detyrimi i pezullimit dhe / ose mbyllja, duke u përfshirë në përkufizimin e shitjes së produkteve për duhanpirësit. Shitja lejohet qoftë nëse kryhet në tabakeri, ashtu edhe nëse kryhet në bizneset e lagjeve, me kusht që këto biznese të jenë të specializuara në shitjen ekskluzive të cigareve elektronike dhe produkteve të lëngshme të inhalimit.

  11. Unë jam një shitës i produkteve të kafshëve shtëpiake dhe ushqimit të tyre. A mund të vazhdoj të kryejë biznesin tim?

    Po, është i lejuar vazhdimi i aktivitetit të tregtisë me pakicë në biznese të specializuara për kafshë shtëpiake dhe për ushqime për kafshë shtëpiake.

  12. A është biznesi i ilaçeve bimore (Erboristerie) në mesin e bizneseve, veprimtaritë e të cilëve janë pezulluar pas miratimit të Dekretit të Kryeministrit të 11 Marsit 2020?

    Jo. Biznesi i ilaçeve bimore (Erboristerie) duhet të konsiderohet i ngjashëm me atë të tregtisë së produkteve të higjienës personale ose produkteve ushqimore.

  13. A janë pezulluar aktivitetet për shërbimin e ushqimeve dhe pijeve, madje edhe ata artizanalë, të cilët ofrojnë konsumimin në vend dhe/ose që parashikojnë marrjen me vete (“take-away”) (përfshirë përgatitjen e ushqimeve për tu marrë me vete “take-away”, të tilla si, për shembull, rosticeri, piadineri, friggitori, dyqane akulloresh, pasticeri, piceri pa vend për tu ulur)?

    Po, këto aktivitete janë pezulluar, me përjashtim të bizneseve që kryejnë shërbimin e ushqimit dhe pijeve të vendosura në pikat e shitjes të karburantit përgjatë autostradave, të cilat mund të shesin vetëm produkte për tu marrë me vete që do të konsumohen jashtë ambienteve. Shërbimi i ofrimit /dorëzimit të ushqimeve dhe pijeve në shtëpi lejohet, në përputhje me kërkesat higjeno-sanitare, si për paketim ashtu edhe për transport. Kush organizon aktivitete për dorëzimin në shtëpi - i njëjti operator ose një platformë - duhet të shmangë që në kohën e dorëzimit të ketë kontakte personale në një distancë më të vogël se një metër.

  14. Cilat janë bizneset që ofrojnë ushqime dhe pije që mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre?

    Pas hyrjes në fuqi të urdhëresës së Ministrit të Shëndetësisë të 20 Marsit, mbesin të hapura vetëm bizneset të cilat ofrojnë ushqim dhe pije në spitale dhe aeroporte, me detyrimin që të sigurojnë në çdo rast respektimin e distancës ndërnjerëzore prej të paktën një metër. Për më tepër, qëndrojnë të hapura bizneset të ushqimit dhe pijeve të vendosura në zona të shërbimit dhe në pikat e karburanteve përgjatë autostradave, të cilat mund të shesin vetëm produkte për tu marrë me vete dhe për t'u konsumuar jashtë ambienteve. Nga ana tjetër, janë të mbyllura bizneset e ushqimit dhe pijeve të vendosura brenda stacioneve hekurudhore dhe liqenore, si dhe në zonat e shërbimit dhe karburantit jashtë rrjetit të autostradës.

  15. A mund të mbesin të hapura baret dhe bizneset e tjera ku shërbehet ushqimi dhe pija, të cilat gjithashtu shesin produkte të lejuara tregtare, siç janë duhani ose gazetat?

    Në këto biznese, aktiviteti i shërbimit të ushqimit dhe pijeve është pezulluar, ndërsa mund të vazhdojnë aktivitetet tregtare të lejuara në bazë të Shtojcës 1 të Dekretit të Kryeministrit të 11 Marsit 2020.

  16. A mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre ndërmarrjet që përgatisin ushqime të paketuara, edhe brenda supermarketeve ose në ndonjë dyqan ushqimesh?

    Po, por ata mund të kryejnë vetëm shitjen ose dorëzimin/shpërndarjen në shtëpi të ushqimeve të paketuara, pa parashikuar ndonjë formë të shërbimit ose konsumimit në vend.

  17. A u lejohet dorëzimi i ushqimit dhe pijeve në shtëpi vetëm aktiviteteve të specializuara për ushqim apo është i vlefshëm edhe për aktivitetet e tjera të prodhimit dhe shitjes së ushqimit dhe pijeve, të tilla si një bar apo pastiçeri?

    Të gjitha bizneset e autorizuara për të tregtuar dhe furnizuar ushqim dhe pije, duke përfshirë produktet bujqësore, mund t'i dorëzojnë këto produkte në shtëpinë tuaj. Duhet të respektohen kushtet higjeniko-sanitare, si për paketim, ashtu edhe për transport. Kush organizon këtë biznes - i njëjti operator ose një e ashtuquajtur platformë - duhet të shmangë që në kohën e dorëzimit të ketë kontakte personale në një distancë më të vogël se një metër ushqimi.

  18. A duhet që tregtarët të paraqesin një autorizim (SCIA) të ri ose të kërkojnë një autorizim specifik që të jenë në gjendje të shesin me mënyrën e dorëzimit në shtëpi?

    Jo, janë të mjaftueshëm autorizimi (SCIA) i paraqitur tashmë para fillimit të veprimtarisë ose për sektorët në të cilët është i nevojshëm autorizimi i marrë tashmë për të kryer veprimtarinë. Për shembull, një restorant mund të dorëzojë ushqimet në shtëpinë tuaj, edhe nëse më parë nuk e ka ofruar këtë shërbim. Sigurisht, duhet të respektohen të gjitha rregulloret e sektorit (përfshirë rregullat e higjienës dhe shëndetit dhe mbrojtjet për punëtorët që dorëzojnë mallrat) dhe kontaktet personale në një distancë më të vogël se një metër duhet të shmangen, madje edhe në çastin e dorëzimit.

  19. Plazhet (stabilimenti balneari) a janë subjekte të mbylljes?

    Po. Plazhet (stabilimenti balneari) duhet të qëndrojnë të mbyllura ose hapja duhet të pezullohet, nëse ato janë tashmë të hapura, sepse ato janë aktivitete publike që kanë si qëllim aktivitete rekreative, sportive dhe sepse ato janë vende të grumbullimit.

  20. A është e mundur që një strukturë private plazhi të kryejë aktivitete pune për sigurinë, kontrollin e rreziqeve, mbikëqyrjen, pastrimin, higjienizimin e ambienteve, mirëmbajtjen?

    Pa vënë në dyshim pezullimin e veprimtarisë dhe mbylljen e strukturës së plazhit për publikun, lejohet qasja në vend e personelit përgjegjës për mbikëqyrjen, mirëmbajtjen ose me funksione të kontrollit të rreziqeve. Në çdo rast, mbetet thelbësor respektimi i rregulloreve aktuale të ndërmarra për kontrollimin e infektimit dhe numri i stafit të pranishëm për aktivitetet e lartpërmendura duhet të jetë sa më i kufizuar të jetë e mundur. Për të lehtësuar lëvizjen drejt dhe nga vendet e punës, punëdhënësit i këshillohet të lëshojë një deklaratë që vërteton nevojën që punëtori të jetë i pranishëm në ambientet e kompanisë.​

  21. A janë pezulluar aktivitetet që ofrojnë shërbimin e ushqimeve dhe pijeve të cilat gjenden brenda strukturave ku veprojnë zyrat dhe shërbimet themelore publike për të cilat është e detyrueshme prania?

    Jo, këto aktivitete nuk janë pezulluar për tu lejuar punonjësve dhe operatorëve të përdorin shërbimin gjatë ndërrimit të turneve, për sa kohë që garantojnë distancën e sigurisë ndërnjerëzore prej një metri.

  22. A mbeten të hapura pikat e shitjeve të makinave?

    Jo, ato janë pjesë e bizneseve, veprimtaritë e të cilave janë pezulluar.

  23. Dekreti i ri Kryeministror i 22 Marsit parashikon që prodhimi, transporti, tregtimi dhe shpërndarja e produkteve bujqësore dhe ushqimore, ndër të tjera, gjithnjë është i lejuar. A lejohet shitja e farave, luleve, bimëve zbukuruese, bimëve në vazo, plehut organik dhe produkteve të tjera të ngjashme?

    Po, lejohet, pasi, neni 1, paragrafi 1, shkronja f), i Dekretit Kryeministror të 22 Marsit 2020 lejon në mënyrë të qartë prodhimin, transportin dhe tregtimin e "produkteve bujqësore", duke lejuar kështu shitjen edhe me pakicë të farave, bimëve dhe luleve zbukuruese, bimëve në vazo, plehut etj. Për më tepër, kjo veprimtari bën pjesë tek ato aktivitete prodhuese dhe tregtare të përfshira posaçërisht në Shtojcën 1 të të njëjtit Dekret "ara bujqësore dhe prodhim i produkteve shtazore", me kodin ATECO "0.1.", për të cilat lejohet qoftë prodhimi qoftë tregtimi. Si rrjedhojë, hapja e pikave të shitjes së këtyre produkteve duhet të konsiderohet e lejuar, por në çdo rast, ajo duhet të organizohet në mënyrë të tillë që të sigurojë respektimin e rregulloreve shëndetësore në fuqi.

  24. Unë jam një ndërmarrje bujqësore e autorizuar për shitje të drejtpërdrejtë në një fermë që gjendet në një Komunë të vogël rurale me rreth 1.500 banorë. Kufizimet e vendosura për lëvizjen e personave nga një Komunë në tjetrën i pengojnë klientët e mi të arrijnë në fermë. A mund ta vazhdoj biznesin tim duke organizuar një pikë shitje në një Komunë tjetër, e ndryshme nga ajo në të cilën ndodhet qendra e ndërmarrjes, duke siguruar respektimin e rregullave të higjenës dhe standardeve shëndetësore?

    Shihni të njëjtën FAQ në seksionin "BUJQËSIA, SHTIMI DHE PESHKIMI".

  25. A lejohet tregtia me pakicë e produkteve ushqimore në hapësira publike jashtë tregjeve?

    Jo. Në lidhje me tregtinë me pakicë në hapësira publike, Dekreti i Presidentit të Këshillit të Ministrave i 10 Prillit 2020 lejon vetëm shitjen e produkteve ushqimore në treg. Prandaj, mundësia e shitjes së produkteve ushqimore në zona të tjera publike, përveç tregjeve (për shembull, që kryhet në zonat detare, d.m.th. nga tezgat në rrugë, ose shitja e ushqimit në rrugë) është e përjashtuar.

  1. A duhet të qëndrojnë të mbyllura studiot private?
  2. Jo, në përgjithësi nuk është parashikuar mbyllja e veprimtarive profesionale. Në çdo rast, rekomandohet fuqimisht puna në distancë dhe që të nxitet shfrytëzimi i pushimeve dhe lejeve kundrejt pagesës për punonjësit, si dhe mjete të tjera të parashikuara nga kontrata kolektive.

  3. A munden strukturat shëndetësore private, përfshirë studiot dhe klinikat dentare, të vazhdojnë të funksionojnë dhe të ofrojnë shërbimet e tyre?

    Po, por vetëm për shërbimet që profesionistët i konsiderojnë si urgjente dhe që nuk mund të shtyhen dhe gjithmonë me takim për të shmangur qëndrimin në dhomat e pritjes. Profesionistët dhe operatorët duhet ti përmbahen me përpikmëri protokolleve të sigurisë kundër-infektimit, të garantojnë hyrjen e një pacienti të vetëm në të njëjtën kohë dhe u kërkohet të përdorin mjetet e mbrojtjes personale.

  4. A përfshihen në pezullim aktivitetet e call center?

    Jo. Sidoqoftë, rekomandohet përdorimi maksimal i punës në distancë dhe vlen respektimi i masave të parandalimit dhe mbrojtjes të treguara nga autoritetet kompetente shëndetësore dhe të mbrojtjes civile.

  5. A mbyllen kompanitë e transportit/dërgesave dhe agjencitë e operacioneve doganore? A mbyllet një kompani që dorëzon pako dhe që merret me logjistikë, pasi nuk është një veprimtari prodhuese?

    Jo, nuk është parashikuar asnjë mbyllje për këtë lloj aktiviteti. Sidoqoftë, rekomandohet fuqimisht përdorimi maksimal i punës në distancë dhe shfrytëzimi i pushimeve dhe lejeve (congedi) kundrejt pagesës për punonjësit, si dhe mjete të tjera të parashikuara në kontratën kolektive.

  6. A mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre subjektet që kryejnë riparimin dhe mirëmbajtjen e hekurudhave, tramvajit, filobusit dhe metrosë?

    Po, aktiviteti mund të vazhdojë të kryhet siç është autorizuar në mënyrë të qartë nga shtojca 3 e Dekretit Kryeministror të 10 Prillit 2020, kodi Ateco 33.

  7. Aktivitetet e marrjes me qira të makinave, automjeteve, furgonave (të lidhura edhe me zinxhirin e furnizimit me ushqim) a janë në mesin e atyre të pezulluara?

    Jo, ato mund të vazhdojnë, gjithmonë në përputhje me dispozitat e përcaktuara për kontrollimin dhe kundërshtimin e përhapjes të COVID-19. Sigurisht, për përdoruesit e automjetit të marrë me qira zbatohen të njëjtat rregulla të parashikuara për udhëtime (shiko FAQ e Lëvizjeve).

  8. A konsiderohen autoshkollat dhe studiot e konsulencave automobilistike subjekte që kryejnë veprimtari të ngjashme me ato të"shërbimeve të sigurimit"? A munden pra të vazhdojnë aktivitetet e tyre?

    Autoshkollat duhet të pezullojnë aktivitetet e trajnimit, përveç mësimit në distancë. Ato mund të vazhdojnë të kryejnë veprimtari të tjera (shërbime agjensie, sigurime dhe shërbime të ngjashme). Edhe studiot e konsulencave automobilistike gjithashtu mund të vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre, përfshirë ato të lidhura me sigurimet.

  9. A munden agjensitë që merren me praktikat e makinave të vazhdojnë aktivitetin?

    Agjensitë e makinave mund të vazhdojnë aktivitetin vetëm nëse janë të organizuara të punojnë në distancë ose përmes regjimit smart working.

  10. Agjensitë e pasurive të patundshme a mund të konsiderohen një shërbim i nevojshëm?

    Agjensitë e pasurive të patundshme nuk janë një shërbim thelbësor dhe për këtë arsye duhet të pezullojnë aktivitetet e tyre.

  11. A lejohen edhe aktivitetet që kanë lidhje me ato thelbësore? (Për shembull, një llogaritar i jashtëm që punon për një kompani transporti)

    Aktivitetet profesionale nuk i nënshtrohen pezullimit. Si rrjedhojë, një llogaritar mund të punojë për një kompani transporti ashtu si çdo klient tjetër. Sidoqoftë, rekomandohet fuqimisht përdorimi maksimal i punës në distancë dhe shfrytëzimi i pushimeve dhe lejeve (congedi) kundrejt pagesës për punonjësit, si dhe mjete të tjera të parashikuara në kontratën kolektive.

  12. A duhet të ndërpriten aktivitetet profesionale, siç është ajo e administratorit të pallateve, nëse kryhen në formën e një ndërmarrjeje?

    Të gjitha aktivitetet profesionale, pavarësisht nga forma në të cilën ato kryhen, lejohen në mënyrë të qartë pasi ka përparësi lloji i aktivitetit dhe jo forma me të cilën ushtrohet. Neni 2, paragrafi 2 i Dekretit Kryeministror të 10 Prillit 2020 parashikon që çdo aktivitet, edhe nëse pezullohet, mund të vazhdojë të ushtrohet nëse organizohet puna në distancë (një rrethanë e zbatueshme edhe për administratat e pallateve).

  13. A është e mundur që të bëhen riparime urgjente në shtëpinë kryesore?

    Është e mundur vetëm nëse punët riparuese janë me të vërtetë të domosdoshme.

  14. A mund të vazhdojnë të ofrojnë shërbime punëtorët colf, kujdestarët dhe babysitter, vetëm nëse ata jetojnë së bashku?

    Ata mund të vazhdojnë të shërbejnë, pavarësisht nga bashkëjetesa. Ky aktivitet në fakt përfshihet në Shtojcën 3 të Dekretit të Kryeministrit të 10 Prillit 2020, kodi ATECO 97 (Aktivitetet e familjeve dhe bashkëjetesa si punëdhënës për personelin shtëpiak).

  15. A është e detyrueshme lista e aktiviteteve që lidhen me shërbimet ndaj personit?

    Po, lista e shërbimeve të lejuara është e detyrueshme

  16. A lejohet lëvizja për të arritur në një kompani apo një kantier ndërtimi, edhe nëse aktiviteti i biznesit është mbyllur ose pezulluar?

    Shihni të njëjtën FAQ në seksionin e lëvizjeve.

  17. A i lejohet sipërmarrësit ose të autorizuarit të tij të posaçëm të hyjë në një kompani apo një kantier ndërtimi të mbyllur, për të kontrolluar gjendjen e mallrave ose për arsye sigurie?

    Lejohet në rast të ndonjë inspektimi që nuk mund të shtyhet dhe që ka si qëllim të konstatojë rregullsinë e funksionimit të disa pajisjeve ose pajisjeve që kanë mbetur "të ndezura", ose "nën presion" (siç janë sistemet hidraulike) ose në situata të tjera të ngjashme, dhe kjo është për të shmangur dëmtime më të mëdha.

  18. Është bërë kritike figura e teknikut të mirëmbajtjes për mirëmbajtjen e pasurive të kompanisë. I qartë kur është i jashtëm, por nëse është një punonjës që merret me të? Si të sillemi?

    Nëse këto funksione kryhen nga personeli brenda kompanisë, kjo duhet të rezultojë nga dokumentacioni i brendshëm (për shembull në DVR documentazione valutazione rischi), edhe sepse tekniku i mirëmbajtjes së brendshme duhet të ketë gjithashtu trajnimin dhe edukimin specifik të nevojshëm. Nëse ai shkon në kompani për nevoja që nuk mund të shtyhen, do të ishte e përshtatshme që këta elementë specifikë të rezultojnë në vetë-çertifikimin të përgatitur posaçërisht.

  19. Për ndërmarrjet që nuk vazhdojnë aktivitetet e tyre, a munden zyrat administrative të kryejnë funksionet e tyre në seli dhe, në përgjithësi, a mund të kryhen në seli aktivitetet back office që nuk mund të kryhen në distancë?

    Duke konfirmuar pezullimin e veprimtarisë prodhuese dhe mbylljen e zyrave, lejohet kryerja në seli e veprimtarive që nuk mund të shtyhen dhe të detyrueshme për sa kohë që ato nuk kanë të bëjnë me aktivitetin e prodhimit (p.sh. pagesa e pagave, pagesa e furnitorëve, pranim i dokumenteve të domosdoshme), duke kufizuar sa më shumë të jetë e mundur numrin e personelit të pranishëm dhe duke siguruar respektimin e masave paraprake të miratuara. Për të lehtësuar lëvizjen e personelit në dhe nga vendet e punës, punëdhënësit i sugjerohet të lëshojë një deklaratë që vërteton nevojën që punëtori të jetë i pranishëm në ambientet e kompanisë.

  20. Nëse veprimtaria e kompanisë time është pezulluar, a mund të mbaj një grup minimal të punonjësve në kompani që kanë funksione sigurie, kontroll të rrezikut, mbikëqyrjeje, pastrimi, dizinfektimi të mjediseve, mirëmbajtjeje?

    Pa cënuar ndërprerjen e veprimtarisë prodhuese dhe mbylljen e zyrave, lejohet qasja në seli e personelit përgjegjës për mbikëqyrje, mirëmbajtje ose me funksione të kontrollit të rrezikut. Në çdo rast, duke zbatuar masat paraprake të miratuara, numri i personave të pranishëm për aktivitetet e lartpërmendura duhet të jetë sa më i kufizuar dhe në çdo rast nuk duhet të jetë i njëjti personel përgjegjës për prodhimin. Për të lehtësuar lëvizjen e personelit në dhe nga vendet e punës, punëdhënësit i sugjerohet të lëshojë një deklaratë që vërteton nevojën që punëtori të jetë i pranishëm në ambientet e kompanisë.

  21. Zinxhirët kritikë i referohen tani sistemit të Italisë. Nëse një biznes jo kritik po realizon të mira për një organ kritik evropian (p.sh spitalet) a mund të qëndrojë i hapur?

    Për prodhimin, zbatohen rregullat kombëtare: ajo që mund të prodhohet për tregun kombëtar mund të prodhohet edhe për jashtë vendit. Zinxhiri i furnizimit në fillim (lëndë të para dhe produkte gjysëm të punuara, shërbime ndihmëse) dhe në fund (tregtimi dhe transporti) mund të gjendet në 3 rrethana: bën pjesë në kodet Ateco të lejuara (për shembull transporti ose prodhimi i produkteve kimike) ose është prodhim i një cikli të vazhdueshëm: mund të vazhdojë lirisht; nuk bën pjesë në kodet Ateco por prodhon mallra për zinxhirin e furnizimit "të garantuar": mund të vazhdojë në mënyrë të kufizuar në këtë fushë, me një deklaratë paraprake tek prefekti derisa të ndodhë përfundimisht një vlerësim i ndryshëm për pikën e këtij të fundit; nuk bën pjesë në kodet e Ateco të lejuar: nëse duhet të vazhdojë të prodhojë, ai mund të kërkojë një autorizim vetëm në bazë të pikës 2. Sigurisht, nëse ka veprimtari të tjera që mund të kryhen në regjimin e smart working ose në distancë, ato mund të vazhdojnë.

  22. Aktiviteti im kryesor nuk është në mesin e kodeve ATECO të treguara, por, përkundrazi, kodi ATECO përfshin një prej veprimtarive të mia dytësore, për të cilën, prandaj, mund të vazhdoj të veproj. A duhet të njoftoj prefektin paraprakisht?

    Jo, komunikimi tek prefekti nuk është i nevojshëm pasi veprimtaria bën pjesë tek ato thelbësore të listuara në shtojcë. Përkundrazi, ky komunikim kërkohet për të vazhduar kryerjen e një aktiviteti që nuk përfshihet në kodet Ateco të treguara në shtojcë dhe në rastin kur është e nevojshme vazhdimësia e një zinxhiri prioritar. Pikërisht për të verifikuar këtë nevojshmëri duhet të bëhet kontrolli prefektural.

  23. Një kompani që kryen një veprimtari të treguar në shtojcë domethënë që ofron shërbime të domosdoshme dhe për nevojshmëri publike domethënë që prodhon, transporton, tregton ose shpërndan ilaçe, teknologji shëndetësore ose pajisje mjeko-kirurgjike ose produkte bujqësore dhe ushqimore a mund të veprojë drejt një klienti të huaj?

    Po. Duke pasur COVID-19 një dimension mbikombëtar, siç theksohet edhe në Dekretin Kryeministror të 10 Prillit 2020, dhe duke qenë se Dekreti nuk parashikon kufizime territoriale për aktivitetet thelbësore, përfshirë ato të domosdoshme për t'u përballur me urgjencën e përmendur sipas nenit 2, paragrafi. 5 të Dekretit dhe për shërbimet thelbësore dhe publike, të njëjtat mund të kryhen si për klientët italianë ashtu edhe për ata të huaj.

  24. A mundet që një kompani që kryen një veprimtari funksionale të veprojë kundrejt një klienti të huaj?

    Po. Duke pasur COVID-19 një dimension mbikombëtar, siç theksohet edhe në Dekretin kryeministror të 10 Prillit 2020, dhe duke qenë se Dekreti nuk parashikon kufizime territoriale për aktivitetet thelbësore, të njëjtat mund të kryhen si për klientët italianë ashtu edhe për ata të huaj.

  25. A mund të vazhdojnë aktivitetet e prodhimit të produkteve kozmetike dhe higjenës personale?

    Po, këto aktivitete mund të vazhdojnë, pasi ato synojnë tregtimin e produkteve për higjienën personale.

  26. Aktiviteti i kompanisë time është i përjashtuar nga ato që mund të vazhdojnë. Megjithatë, ne kemi rezerva në magazinë dhe shesim produktet tona përmes tregtisë elektronike (e-commerce). A ka ndonjë kufizim për shitje të tilla brenda vendit dhe jashtë vendit? A mundet stafi im përgjegjës për administrimin e magazinës dhe për dërgesat të hyjë në ambientet e kompanisë?

    Dekreti kryeministror i 10 Prillit 2020 lejon tregtinë me pakicë të çdo lloji produkti të realizuar në distancë (përmes internetit, telefonit) me dorëzimin në shtëpi, pasi që kjo metodë e shitjes është në çdo rast e autorizuar, me kusht që të jetë brenda metodave të funksionimit të kompanisë. Prandaj, pa paragjykuar pezullimin e veprimtarisë prodhuese, nuk ka kufij në aktivitetet e-commerce të shitjes me pakicë vetëm të mallrave të prodhuar tashmë, para pezullimit të përmendur, dhe pa vënë në dyshim, për aktivitetet që nuk kryhen nga distanca, respektimin e nevojshëm të rregullave të sigurisë të parashikuara për të luftuar virusin COVID-19. Si pasojë:

    • aktivitetet administrative (p.sh. menaxhimi i porosisë, asistenca ndaj klientit), kur është e mundur, duhet të organizohen në distancë ose përmes regjimit smart working;
    • aktivitetet e administrimit të magazinave dhe dërgesat, të cilat nuk mund të kryhen nga distanca, lejohen brenda kufizimeve të lartpërmendura.

    Lejohet sidoqoftë, me komunikim paraprak tek Prefekti, dërgesa drejt palëve të treta të mallrave stok në magazinë dhe pranimi në magazinë i mallrave dhe furnizimeve.

  27. Deri kur u lejua që aktivitetet, për shkak të mbylljes, të përfundojnë?

    Për aktivitetet, kodet Ateco të të cilëve gjendeshin në shtojcën e Dekretit Kryeministror të 22 marsit 2020 por që nuk ishin përfshirë në shtojcën 3 të Dekretit të 10 Prillit 2020, afati është ai i orës 24:00 të 14 prillit 2020, duke përfshirë edhe dërgesën e mallrave në stok. Për aktivitetet me kode Ateco të përjashtuar më pas nga lista, afati i caktuar është tre ditë nga miratimi i dekretit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik i cili pezullon veprimtaritë përkatëse. Për aktivitetet e prodhimit të pezulluara, lejohet, pas komunikimit tek Prefektin qasja në mjediset e ndërmarrjes të punonjësve ose palëve të treta të autorizuara për të kryer aktivitete mbikëqyrjeje dhe mirëmbajtjeje, menaxhimi të pagesave, si dhe pastrimi dhe dizinfektimi. Edhe pas pezullimit të veprimtarisë, gjithmonë lejohet, me komunikim paraprak tek Prefekti, dërgesa drejt palëve të treta të mallrave stok në magazinë dhe pranimi në magazinë i mallrave dhe furnizimeve.

  28. Autorizimi për vazhdimin e veprimtarive të industrisë së hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes, si dhe aktiviteteve të tjera me rëndësi strategjike për ekonominë kombëtare, a zbatohet gjithashtu edhe për zinxhirët e furnizimit që janë në shërbim të aktiviteteve të lartpërmendura?

    Po, por kërkohet komunikim paraprak nga prefekti, i cili mund të pengojë kryerjen e mëtutjeshme të këtyre veprimtarive, nëse nuk siguron një konfirmim pozitiv që ju i përkisni zinxhirit të furnizimit.

  29. A lejohet prodhimi dhe tregtimi i çimentos dhe betonit?

    Po, në vijim të komunikimit me Prefektin, por vetëm në atë masë që aktivitetet janë funksionale për të siguruar vazhdimësinë e zinxhirëve të furnizimit të aktiviteteve të listuara në Shtojcën 3 të Dekretit të 10 Prillit 2020, ndër të cilat janë edhe punimet publike të inxhinierisë civile (kodi Ateco 42) ose aktivitetet e riciklimit të mbeturinave (kodi Ateco 38). Prefekti mund të pengojë kryerjen e mëtutjeshme të këtyre veprimtarive, nëse nuk siguron një konfirmim pozitiv që ju i përkisni zinxhirit të furnizimit.

  30. Unë nuk jam i regjistruar në regjistrin e ndërmarrjeve. A mund të vazhdoj të kryej aktivitetin tim prodhues?

    Varet nga kodi Ateco të cilit i përket veprimtaria e realizuar në të vërtetë. Në fakt, është gjithmonë e nevojshme t'i referoheni kodeve ATECO të autorizuar në mënyrë të qartë nga Shtojca 3 e Dekretit të Kryeministrit të 10 Prillit, dhe nga ndryshimet eventuale të cituara me dekretin ministerial. Për këtë qëllim, mund ti referoheni kodeve ATECO që rezultojnë në zyrën e taksave të Agjencisë së të Ardhurave (Agenzia delle Entrate), të treguar si veprimtari parësore ose mbizotëruese ose dytësore.

  31. Ne jemi një kompani që përveç veprimtarisë së saj prodhuese, kryen edhe veprimtari kërkimore dhe zhvillimore në laboratoret e veta. A mund të vazhdojmë të bëjmë kërkime dhe zhvillim edhe nëse veprimtaria prodhuese është pezulluar?

    Kërkimi shkencor dhe zhvillimor është i autorizuar në mënyrë të qartë me kodin Ateco 72, i përfshirë në listën e veprimtarive të lejuara. Në këtë drejtim, duhet të theksohet se kompania duhet ti referohet kodit kryesor Ateco dhe atyre dytësorë të deklaruar në Administratat përkatëse, d.m.th. në Regjistrin e Kompanive të Odave Ekonomike dhe, subjektet të cilat nuk janë të regjistruar në këtë regjistër duhet ti referohen asaj çfarë është deklaruar në modelet e taksave (Regjistri Tatimor i Agjencisë së të Ardhurave). Prandaj, edhe nëse aktiviteti parësor nuk është i autorizuar, kompania mund të vazhdojë të kryejë aktivitetin dytësor të pranuar. Nëse kompania nuk e ka deklaruar kërkimin shkencor dhe zhvillimor si aktivitet parësor ose dytësor (kodi Ateco 72), mund të vazhdojnë, në përputhje me rregulloret aktuale për kontrollimin e infektimit, vetëm ato aktivitete funksionale që lidhen me zinxhirin e aktiviteteve të cilat lejohen të vazhdojnë, pas komunikimit me Prefektin, në të cilin duhet të tregohen në mënyrë të veçantë kompanitë ose administratat përfituese. Përveç kësaj, mund të vazhdojnë të gjitha aktivitetet që mund të kryhen në “smart working” ose në distancë.

  32. A mundet që një kompani, që prodhon pajisje shtëpiake ose telefona, aktivitet kryesor që nuk përfshihet në kodet Ateco të përmendura në Shtojcën 3 të Dekretit të Presidentit të Këshillit të Ministrave i 10 Prillit 2020, të vazhdojë aktivitetin e saj duke e kufizuar prodhimin në atë të pjesëve të këmbimit të pajisjeve shtëpiake dhe telefonave?

    Po. Dekreti i Presidentit të Këshillit të Ministrave i 10 Prillit 2020, neni 2, paragrafi 3, lejon kryerjen, ndër të tjera, të veprimtarive funksionale me qëllim vazhdimësinë e zinxhirëve të furnizimit të aktiviteteve të listuara në Shtojcën 3 të Dekretit të lartpërmendur. (për shembull, në këtë rast, riparimi dhe mirëmbajtja e telefonave fiks, cordless dhe celulareve - kodi Ateco 95.12.01; riparimi i pajisjeve shtëpiake dhe sendeve shtëpiake - kodi Ateco 95.22.01). Për këtë arsye, kompania mund të vazhdojë aktivitetin e saj duke e kufizuar prodhimin në atë të pjesëve të këmbimit të pajisjeve shtëpiake dhe telefonave, pas komunikimit me prefektin në të cilin specifikohen kompanitë dhe administratat që përfitojnë nga produktet dhe shërbimet në lidhje me aktivitetet e lejuara. Kryerja e veprimtarisë duhet që në çdo rast të bëhet në përputhje me protokollit e përbashkët që rregullon masat për luftimin dhe përmbajtjen e përhapjes së COVID-19 në vendin e punës, të nënshkruar në 14 Mars 2020 midis Qeverisë dhe palëve sociale.

  1. A qëndrojnë të hapura kantieret e ndërtimit?

    Po, nëse lidhen me aktivitetet, vazhdimi i të cilave është autorizuar në mënyrë të qartë nga dekreti i Kryeministrit i 10 Prillit 2020 dhe janë identifikuar përmes referimit në kodet ATECO. Në këtë drejtim, duhet të theksohet se Shtojca 3 e Dekretit të Kryeministrit të 10 Prillit 2020, i referohet kategorisë "inxhinjeri civile", e identifikuar me kodin ATECO nr. 42 e cila përfshin, për shembull, aktivitetet e ndërtimit të rrugëve, autostradave dhe pistave të aeroportit, ndërtimin e linjave hekurudhore dhe nëntokësore, ndërtimin e urave dhe tuneleve, ndërtimin e punimeve të shërbimeve publike për transportin e lëngjeve, ndërtimin e punimeve për nevoja publike për energji elektrike dhe telekomunikacion, ndërtimin e punimeve hidraulike dhe përfundimin e banesave popullore (alloggi popolari). Më 19 Mars, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit ndau me Anas Spa, RFI, ANCE, Feneal-Uil, Filca-CISL dhe Fillea-CGIL një protokoll rregullator specifik për kontrollimin e përhapjes së COVID-19 në kantieret e ndërtimit. në dispozicion nga 20 Marsi në faqen e internetit institucionale të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

  2. A lejohet lëvizja për të arritur në një kompani apo një kantier ndërtimi, edhe nëse aktiviteti i biznesit është mbyllur ose pezulluar?

    Shihni të njëjtën FAQ në seksionin e “Lëvizjeve”

  3. A lejohet kryerja e aktiviteteve ndërtimore që lidhen me Kodin Ateco 43.2, pasi ato janë të dobishme për aktivitete biznesi të autorizuara të ushtrojnë?

    Kryerja e aktiviteteve brenda Kodit Ateco 43.2 lejohet në masën që ato janë funksionale për të siguruar vazhdimësinë e veprimtarive të biznesit të pa pezulluara, në përputhje me masat aktuale të sigurisë në vendin e punës dhe rregulloret në fuqi për përmbajtjen e infektimit. Për shembull: farmacia që ka një nevojë, e cila nuk mund të shtyhet, për të zgjeruar një dhomë në mënyrë që të jetë në gjendje të kryejë funksionet e saj në mënyrë të sigurt mund të përfundojë punimet; struktura e zinxhirit agroushqimor e cila ka një nevojë të pazëvendësueshme për platformën për shitjen e produkteve on-line domethënë për të ruajtur prodhimin e saj, mund të përfundojë punimet rreptësisht të nevojshme për përshtatjen e kapanoneve.

  1. A ka kufizime në transportin e kafshëve të gjalla, ushqimin e kafshëve dhe agroushqimit dhe produkteve të peshkimit?

    Jo, nuk ka kufizime.

  2. Nëse jam një sipërmarrës bujqësor, një punëtor bujqësor, madje edhe një punëtor sezonal, a ka ndonjë kufizim në punën time?

    Jo, nuk ka kufizime.

  3. Dekreti parashikon vazhdimësinë, në përputhje me standardet e higjienës dhe shëndetit, të sektorit bujqësor, blegtoral dhe agro-ushqimor, duke përfshirë zinxhirët e furnizimit që furnizojnë mallra dhe shërbime. A është e garantuar vazhdimësia e veprimtarisë edhe për sektorin e peshkimit?

    Po, vazhdimësia e veprimtarisë është e garantuar edhe për sektorin e peshkimit.

  4. Unë jam një ndërmarrje bujqësore e autorizuar për shitje të drejtpërdrejtë në një fermë që gjendet në një Komunë të vogël rurale me rreth 1.500 banorë. Kufizimet e vendosura për lëvizjen e personave nga një Komunë në tjetrën i pengojnë klientët e mi të arrijnë në fermë. A mund ta vazhdoj biznesin tim duke organizuar një pikë shitje në një Komunë tjetër, e ndryshme nga ajo në të cilën ndodhet qendra e ndërmarrjes, duke siguruar respektimin e rregullave të higjenës dhe standardeve shëndetësore?

    Po, pas komunikimit me Komunën në të cilën keni ndërmend të bëni shitjen në përputhje me nenin 4 paragrafi 4 të Dekretit Legjislativ Nr. 228 i vitit 2001, pa cënuar faktin se vendet ku zhvillohet ky aktivitet janë të organizuar në mënyrë të duhur për të siguruar distancimin shoqëror të parashikuar nga rregullat shëndetësore përkatëse.

  5. Dekreti Kryeministror i 10 Prillit 2020 ka autorizuar në mënyrë të qartë aktivitetet e identifikuara nga kodet Ateco të listuara në Shtojcën 3 të së njëjtës dispozitë, përfshirë kodin 81.30, në lidhje me kujdesin dhe mirëmbajtjen e peizazhit. A do të thotë kjo se është e lejuar edhe mirëmbajtja e kopshteve private?

    Po, ndër aktivitetet e lejuara përfshihen kujdesi dhe mirëmbajtja e parqeve dhe kopshteve publike e private dhe e peizazhit bujqësor dhe rural. Për sa i përket kopshteve private të shtëpive, përveç shtëpisë kryesore dhe që ndodhen në një komunë tjetër, veprimtaria e kujdesit dhe mirëmbajtjes lejohet vetëm nga ana e një personeli përgjegjës që kryen veprimtari biznesi në lidhje me kodin Ateco 81.30, pa cënuar faktin se për pronarët ose qiramarrësit hyrja në shtëpinë e dytë lejohet vetëm nëse, për shkak të nevojës, duhet të rregullojnë situata të papritura dhe të paparashikueshme (siç janë shembjet, prishja e sistemeve hidraulike dhe të ngjashme, shpërthime etj.) dhe në çdo rast sipas një afati kohor dhe mënyrave rreptësisht funksionale për tu bërë ballë situatave të tilla Nuk ndryshon rregulli që, në territoret e Komunave për të cilat është deklaruar një emergjencë fitosanitare vazhdojnë të kryhen në të gjitha sipërfaqet, edhe me madhësi të kufizuar, praktikat e mira agronomike dhe mjedisore të përcaktuara nga Autoritetet fitosanitare kompetente.

  6. A lejohet, edhe jashtë Komunës së vendbanimit, kryerja e punës në sipërfaqe bujqësore, edhe me dimensione të kufizuara, të përdorura për prodhime për vetë-konsum, jo ngjitur me shtëpinë e parë apo me një tjetër?

    Po, punimi i tokës për përdorim bujqësor dhe aktiviteti që ka si qëllim prodhimin për vetë-konsumim bien brenda kodit ATECO "0.1". dhe për këtë arsye lejohen, me kusht që pala e interesuar të vërtetojë, me vetëdeklarim që përmban të gjitha udhëzimet e nevojshme për verifikimin përkatës, zotërimin e kësaj zone bujqësore prodhuese dhe që ajo përdoret në të vërtetë për qëllimet e lartpërmendura, duke treguar rrugën më të shkurtër për të arritur në vend. Për kopshtet e shtëpive të dyta shihni faq e mëparshme.

  1. Çfarë parashikon dekreti për shkollat?

    Është pezulluar frekuentimi i shkollave të të gjitha niveleve. Mbetet mundësia e kryerjes së veprimtarive didaktike në distancë, duke marrë parasysh, veçanërisht, nevojat specifike të studentëve me aftësi të kufizuara.

  2. A janë pezulluar shërbimet arsimore vetëm për fëmijët e moshës 0-6 vjeç apo edhe për fëmijët me moshë më të madhe?

    Për të kufizuar rreziqet specifike të kontaktit, pezullohen të gjitha aktivitetet sociale-edukative që u ofrohen të miturve, pra edhe për fëmijë dhe adoleshentë mbi gjashtë vjeç.

  1. Çfarë parashikon dekreti për universitetet?

    Është pezulluar frekuentimi i aktiviteteve formuese të arsimit të lartë, duke përfshirë universitetet dhe institucionet e formimit të lartë artistik, muzikor dhe koreografik, kurse profesionale, master dhe universitete për të moshuarit. Mbetet mundësia e kryerjes së aktiviteteve didaktike në distancë, duke marrë parasysh, veçanërisht, nevojat specifike të studentëve me aftësi të kufizuara. Aktiviteti kërkimor nuk është pezulluar.

  2. A mund të mbahen seanca provimesh dhe seanca diplomimi?

    Po, ato mund të kryhen duke përdorur me përparësi metodat në distancë ose sidoqoftë duke marrë masat paraprake higjeniko-sanitare dhe organizative të treguara nga dekreti i Këshillit të Ministrave të 10 Prillit 2020; në rastin e provimeve dhe seancave për diskutimin e diplomës, duhet të garantohen masat e nevojshme.

  3. A mund të mbahen pritjet e studentëve dhe aktivitetet e tjera?

    Po. Kurset e doktoraturës, pritja e studentëve, testet e regjistrimit, pjesëmarrja në laboratore, etj., mund të vihen në dispozicion në përputhje me masat e higjienës dhe sanitare, duke i dhënë përparësi metodave në distancë. Edhe në këtë rast, vëmendje e veçantë duhet t'u kushtohet studentëve me aftësi të kufizuara.

  4. Çfarë parashikohet për kurset e specializimit mjekësor?

    Nga pezullimi përjashtohen kurset postuniversitare të lidhura me ushtrimin e profesioneve të shëndetit, përfshirë ato për mjekë në trajnim të specializuar, dhe veprimtaritë e praktikantëve në profesionet e shëndetit dhe mjekësisë. Aktiviteti kërkimor nuk është pezulluar.

  5. Çfarë ndodh me ata që janë në Erasmus?

    Sa për projektet Erasmus +, është e nevojshme t'i referoheni udhëzimeve të institucioneve kompetente evropiane, duke u siguruar, megjithatë, të gjithë pjesëmarrësve informacionin e dobishëm.

  1. A do të funksionojnë shërbimet sociale (konsultoret, qendrat ditore, qendrat për të pastrehët)?

    Po, nuk ka asnjë pezullim për këto shërbime.

  2. Në qendrat sociale për të cilat është parashikuar pezullimi i aktiviteteve, a përfshihen edhe ato aktivitete që ofrojnë shërbime sociale të sektorit (të rregulluara nga ligjet kombëtare ose rajonale), siç janë qendrat ditore për personat me vështirësi sociale (përfshirë shërbimin e mencës, shërbimet e higjienës personale). etj), emporiume sociale për personat në varfëri ekstreme, qendra polivalente për të moshuarit dhe me aftësi të kufizuara dhe qendrat e dëgjimit për familjet që ofrojnë, ndër të tjera, konsulenca të specializuara, aktivitete të ndërmjetësimit familjar dhe hapësira neutrale në dispozicion të autoritetit gjyqësore dhe, së fundi, qendrat kundër dhunës?

    Jo. Janë pezulluar vetëm aktivitetet e shërbimeve ditore me qëllime thjesht rekreative, ose socializimi ose animacioni, të cilat nuk përbëjnë shërbime publike thelbësore. Qendrat e listuara, të cilat ofrojnë shërbime të rëndësishme për të drejtën e shëndetit ose për të drejta të tjera themelore të njeriut (ushqimi, higjena, aksesi në shërbime të specializuara, etj.) mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre. Sidoqoftë, ata duhet të garantojnë kushte strukturore dhe organizative që lejojnë respektimin e distancës së sigurisë ndërnjerëzore prej një metri.

  3. A munden shoqatat vullnetare, që ofrojnë vaktet e ushqimit ose shërbime pjesës së popullatës së dobët, të vazhdojnë shërbimet e tyre?

    Po, lejohen në fakt aktivitetet e mencave dhe kateringut të vazhdueshëm në baza kontraktuale, me kusht që ato të garantojnë distancën e sigurisë ndërnjerëzore prej një metri. Duhet të konsiderohet, se shërbimet e ofruara nga shoqatat e vullnetarëve, edhe pse janë pa pagesë, mund të përfshihen brenda çështjes së treguar. Sidoqoftë, këto aktivitete duhet të koordinohen nga shërbimet sociale lokale publike.

  4. Ekzistojnë shërbime sociale të kryera nga organizata vullnetare gjithashtu në marrëveshje me autoritetet lokale në favor të njerëzve që nuk mund të lëvizin nga shtëpia e tyre që përfshijnë lëvizjen e vullnetarëve si brenda komunës së tyre, por ndonjëherë edhe në komunat fqinje. Këto janë shërbime të shpërndarjes së ushqimit në shtëpi për personat me aftësi të kufizuara ose të moshuarit pa ndihmë ose të shpërndarjes së ilaçeve ose nevojave të tjera themelore, apo edhe të kryerjes së dokumenteve ose pagesës së faturave. Këto janë shërbime që shpesh kryhen në marrëveshje me punonjësit socialë dhe për këtë arsye janë në mënyrë të pashmangshme të domosdoshme për shëndetin dhe për përmbushjen e nevojave parësore të përdoruesve. Shërbimet sociale me këto karakteristika mund të konsiderohen "të domosdoshme" duke lejuar kështu që vullnetarët të lëvizin pa marrë sanksione dhe pa ndërprerë aktivitetin?

    Po, ato janë ndër shërbimet që mund të vazhdojnë të ofrohen, duke mbajtur gjithmonë distancën ndërnjerëzore prej 1 metri nga operatorët dhe përdoruesit e tjerë, ose, në çdo rast, duke përdorur pajisjet e nevojshme mjekësore, kur kjo nuk është e mundur.

  1. Çfarë parashikon dekreti për ceremoni, evente dhe shfaqje?

    Të gjitha ngjarjet e organizuara pezullohen në të gjithë territorin kombëtar, si edhe ngjarjet në vende publike ose private, përfshirë ato të llojit kulturor, zbavitës, sportiv, fetar dhe të panairit, edhe nëse mbahen në vende të mbyllura por të hapura për publikun (si p.sh. për shembull, kinematë, teatrot, pubet, shkollat e vallëzimit, sallat e lojërave, sallat e basteve dhe sallat bingo, diskoteka dhe vende të ngjashme).

  2. Çfarë është planifikuar për teatrot, kinematë, muzetë, arkivat, bibliotekat dhe vendet e tjera të kulturës?

    Është planifikuar mbyllja për publikun në të gjithë territorin kombëtar.

  3. A qëndrojnë të hapura qendrat zbavitëse për kalimin e kohës së lirë për të moshuarit?

    Jo, aktivitetet zbavitëse kushtuar të moshuarve të vetëmjaftueshëm janë pezulluar.

  4. A mund të shkojmë në kishë ose në vendet e tjera të adhurimit? A mund të zhvillohen meshat apo ritet e tjera fetare?

    Shihni të njëjtën FAQ në seksionin e “Lëvizjeve”

  5. A mund të zhvillohen mesha, martesa, varrime me ceremoni fetare ose rite të tjera civile dhe fetare?

    Pezullohen në të gjithë territorin kombëtar të gjitha ceremonitë civile dhe fetare që parashikojnë pjesëmarrjen e grupeve të konsiderueshme të personave, duke përfshirë edhe varrimet me ceremoni fetare. Për këtë arsye është pezulluar edhe zhvillimi i meshave dhe riteve të tjera fetare, siç është p.sh lutja e mëngjesit të së premtes për fenë islame, kulti ungjillor i së dielës ose funksionet në sinagogë gjatë së shtunës. Hapja dhe hyrja në vendet e adhurimit lejohen, për sa kohë që tubimet shmangen dhe distanca midis të pranishmëve nuk është më pak se një metër.

  6. A lejohen varrimet?

    Po, lejohen duke respektuar distancën ndërnjerëzore prej një metri dhe duke shmangur çdo formë tubimi. Dekreti i Kryeministrit i 11 Marsit shprehimisht lejon shërbimet e varrimit dhe aktivitetet e ndërlidhura.

     

  1. A janë të ndaluara mbledhjet e fqinjëve të godinës ku banohet? A duhet të konsiderohen si tubime të njerëzve?

    Po, mbledhjet e fqinjëve të godinës ku banohet janë të ndaluara, përveç nëse ato mbahen nga distanca, duke siguruar respektimin e rregulloreve për thirrje.

  2. Po mbledhjet me qëllim rinovimin e organeve zgjedhore të shoqatave?

    Vlen e njëjta gjë si në rastin e lartcekur. Ato janë të ndaluara, përveç nëse ato mbahen nga distanca, duke siguruar respektimin e rregulloreve për thirrje.

  1. Çfarë përcakton dekreti për udhëtime për turizëm?

    Në të gjithë territorin kombëtar, udhëtimet për arsye turizmi janë të ndaluara. Italianëve dhe të huajve që nuk kanë përfunduar udhëtimin turistik të filluar më parë, u lejohen vetëm lëvizjet rreptësisht të domosdoshme për t'u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur në vendbanimet e shtëpitë e tyre; pra lëvizjet rrugore për në / nga aeroportet dhe / ose stacionet hekurudhore të nisjes / dhe deri në vendbanim. Rekomandohet të kontrolloni disponueshmërinë aktuale të fluturimeve dhe transportit publik në faqet e kompanive të transportit tokësor, detar dhe ajror, përpara se të shkoni në aeroporte ose stacione hekurudhore dhe detare. Për informacione rreth kthimit në vendin e tyre, turistët e huaj që janë ende të pranishëm në Itali, rekomandohet të kontaktojnë ambasadën e vendit të tyre përgjegjës për Italinë.

  2. A duhet të qëndrojnë të mbyllura hotelet, bed and breakfast dhe strukturat e tjera të akomodimit?

    Hotelet mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre por vetëm për personat e autorizuar për të lëvizur sipas dispozitave ligjore në fuqi. Strukturat turistike-akomoduese të llojeve të ndryshme si bed and breakfast dhe struktura të tjera të akomodimit mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre, në vijim të komunikimit me prefektin e provincës ku ndodhet biznesi, ekskluzivisht në rastet kur aty strehohen personat e përfshirë në aktivitete funksionale të cilët sigurojnë vazhdimësinë e shërbimeve për nevojshmëri publike dhe shërbimeve themelore.

  3. Si zhvillohet shërbimi i restorantit dhe shërbimi i ofrimit të ushqimit dhe pijeve në hotele dhe struktura të tjera akomodimi?

    Baret dhe restorantet brenda hoteleve dhe strukturave të akomodimit mund të vazhdojnë të kryejnë aktivitetin e tyre ekskluzivisht në favor të mysafirëve të këtyre ambienteve dhe në përputhje me masat paraprake të sigurisë.

  4. Si duhet të sillet struktura e akomodimit turistik ndaj një klienti? A duhet të verifikojë arsyet e udhëtimit tuaj?

    Nuk i takon strukturës të akomodimit turistik të verifikojë ekzistencën e kushteve që lejojnë lëvizjen e personave fizikë.

  1. A do të ketë pika kontrolli/postoblloqe për të kontrolluar respektimin e masës?

    Do të ketë kontrolle. Forcat e Policisë dhe Policia Bashkiake do të mbikëqyrin respektimin e rregullave.

  2. Kujt mund ti telefonoj për të raportuar shkeljen e dispozitave nga ana e një pale të tretë?

    Ju mund të raportoni çdo shkelje, si gjithmonë, Policisë bashkiake ose Forcave të tjera të Rendit.

  3. Cilat janë saksionet e parashikuara nga data 26 Mars në rast të shkeljes së rregullave?

    Nga 26 Marsi, me hyrjen në fuqi të dekretit të ligjit të 25 Marsit 2020, n. 19, sanksionet janë bërë më të rrepta dhe të menjëhershme. Në përgjithësi, për ata që shkelin masat kundër përhapjes së epidemisë, është paraparë një sanksion administrativ në të holla (nga 400 deri në 3.000 euro). Nëse shkelja ndodh përmes përdorimit të një automjeti, dënimet mund të arrijnë deri në 4.000 euro. Përveç kësaj, në rast të shkeljes së masave kundër përhapjes të parashikuara për aktivitete publike, aktivitete sportive, lojrash e argëtimi, aktivitete afariste ose profesionale dhe tregtare, mund të vendoset pezullimi i menjëhershëm i veprimtarisë deri në 30 ditë. Në rast përsëritjeje, gjobat do të dyfishohen (pra nga 800 në 6.000 euro ose 8.000 euro nëse kryhen përmes përdorimit të një automjeti), ndërsa në rastin e shkeljeve nga aktivitetet e lartpërmendura, pezullimi aplikohet në masën maksimale.

    Mosrespektimi i karantinës nga ata që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, nga ana tjetër, sjell dënime penale: arrestim nga 3 deri në 18 muaj dhe pagesa e një gjobe nga 500 deri në 5.000 euro, pa mundësinë e shlyerjes vullnetare së gjobës. Në çdo rast, nëse në sjelljen e atyre që kryejnë shkeljen e masave të kontrollit të lartpërmendura, do të verifikohen edhe elemente të ndonjë krimi, mbetet përgjegjësia penale për këtë krim më të rëndë. Kështu, për shembull, dhënia e deklaratave të rreme në deklaratat e dorëzuara forcave të Policisë gjatë kontrolleve përbën një krim që ka si pasojë një denoncim të menjëhershëm. Ose shkelja e karantinës dhe, pasi keni marrë virusin, largimi nga shtëpia duke përhapur sëmundjen mund të çojë në denoncim për krime të rënda (epidemi, vrasje, dëmtime), të ndëshkuara me dënime të rënda, të cilat mund të shkojnë deri në burgimin e përjetshëm.

  4. A parashikohet regjistrimi në regjistrin penal (casellario giudiziale)?

    Sanksioni administrativ (sipas nenit 4, paragrafi 1 i Dekretit të ligjit të 25 Marsit 2020, n.19) nuk regjistrohet në regjistrin penal (casellario giudiziale). Por regjistrohet dënimi për krimin e ri kundërvajtës (sipas paragrafeve 6 dhe 7 të nenit 4) që dënon shkeljen e ndalimit absolut për tu larguar nga banesa për personat që i janë nënshtruar masës së karantinës sepse pozitiv ndaj virusit përveç nëse është dhënë një nga përfitimet e parashikuara nga nenet 163 (Pezullim me kusht i dënimit) dhe 175 (Jo përmendja e dënimit në certifikatën e regjistrit penal) i kodit penal. Në çdo rast, edhe një dënim i tillë do të rezultojë në regjistrin penal në rastet kur çertifikata përkatëse do ti lëshohet palës së interesuar me kërkesë të një administrate publike.



Annex 1


RETAIL BUSINESSES
Hypermarkets
Supermarkets
Discount grocery shops
Minimarkets and other non-specialised food establishments
Retail sellers of frozen products
Non-specialised retail sellers of computers, peripherals, telecommunications equipment, audio and video consumer electronics and household appliances
Retail sellers of food, beverages and tobacco in specialised stores (ATECO - codice attività economiche/economic activity code: 47.2)
Retail sellers of automotive fuel in specialised shops
Retail sellers of computer and telecommunications equipment (ICT) in specialised stores (ATECO – codice attività economiche/economic activity code: 47.4)
Retail sellers of hardware, paints, flat glass and electrical and thermo-hydraulic equipment Retail sellers of sanitary items
Retail sellers of lighting products
Retail sellers of newspapers, magazines and periodicals
Pharmacies
Retail sellers in other specialised stores of non-prescription medicinal products
Retail sellers of medical and orthopedic goods in specialised shops
Retail sellers of perfumery, toilet and personal hygiene products
Retail sellers of small pet items
Retail sellers of optical and photographic materials
Retail sellers of fuel for domestic use and heating
Retail sellers of soaps, detergents, polishes and similar products
Retail sellers of any type of product sold via the internet
Retail sellers of any type of product sold via television
Retail sellers of any type of product sold via mail order, radio or telephone
Trade by means of vending machines

Annex 2

Personal services
Laundry services and cleaning of textile and fur products Industrial laundry activity

Other laundries and dry cleaners
Funeral home services and related activities

 


39082
 Valuta questo sito