Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK Approfondisci
Governo Italiano

Fokus: Qytetarët italianë në kthim nga jashtë shtetit dhe qytetarët e huaj në Itali

 

Fokus: Qytetarët italianë në kthim nga jashtë shtetit dhe qytetarët e huaj në Itali

Page being updated

 

1. VETËDEKLARIM PËR LËVIZJET NË ITALI: MODELI I RI 04.05.2020 (PËRKTHIM KORTEZIE IT > SH)

2. VETËÇERTIFIKIM PËR ARSYET E UDHËTIMIT: MODELI (PËRKTHIM KORTEZIE IT > SH)

  

  1. Cilat rregulla vlejnë nga data 18 maj deri më 2 qershor për lëvizjet drejt dhe nga jashtë shtetit?

    Nga 18 maji deri më 2 qershor, rregullat themelore mbeten të ngjashme me ato të mëparshme. Udhëtimet drejt dhe nga jashtë vazhdojnë të lejohen vetëm për nevoja pune që mund të vërtetohen, për urgjencë absolute ose për arsye shëndetësore; në çdo rast, lejohet ende kthimi në vendbanimin, banesën ose në vendqëndrimin tuaj. Ata që hyjnë ose kthehen në Itali nga jashtë duhet të kalojnë një periudhë prej 14 ditësh të mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit të mirëfilltë në banesën e tyre ose në një vend tjetër që mund të zgjidhet nga pala e interesuar ose, në mungesë, mund të përcaktohet nga Mbrojtja Civile rajonale.
    Sidoqoftë, rastet e përjashtimit nga këto rregulla tashmë janë zgjeruar që nga data 18 maj (shiko FAQ specifike).

  2. Cilat rregulla vlejnë nga data 3 qershor për lëvizjet drejt dhe nga jashtë shtetit?

    Nga 3 qershori, lëvizjet do të lejohen lirshëm për çdo arsye në dhe nga shtetet e mëposhtme:

    • Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian (përveç Italisë, janë shtete anëtare të BE-së: Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Hungaria);
    • Shtetet pjesë të Marrëveshjes së Shengenit (Shtetet jo-anëtare të BE-së, pjesë të Marrëveshjes së Shengenit janë: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra)
    • Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut;
    • Andorra, Principata e Monakos;
    • Republika e San Marinos dhe shteti i qytetit të Vatikanit.

    Nga 3 qershori, personat që hyjnë ose kthehen në Itali nga këto vende nuk do ti nënshtrohen më mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit të mirëfilltë për 14 ditë, përveç nëse ata kanë qëndruar në vende të ndryshme në 14 ditët para hyrjes në Itali. Për shembull, një person që hyn në Itali nga Franca më 14 qershor do t'i nënshtrohet izolimit të mirëfilltë nëse ka hyrë në Francë nga Shtetet e Bashkuara më 4 qershor por nuk do ti nënshtrohet izolimit nëse lëvizja nga Shtetet e Bashkuara drejt Francës ka ndodhur brenda datës 30 maj ose nëse midis 31 majit dhe 13 qershorit ai ka qëndruar në Gjermani. Nga 3 deri në 15 qershor, për udhëtimet drejt dhe nga shtete të ndryshme sesa ato të listuara më lart do të vazhdojnë të zbatohen të njëjtat rregulla, të cilat deri më 2 qershor vlejnë për të gjitha lëvizjet drejt dhe nga jashtë (shiko FAQ të mëparshme).

  3. Kam hyrë,  në Itali nga jashtë, a duhet të kaloj 14 ditë në izolim në shtëpi?

    Si rregull, po. Deri më 2 qershor, kushdo që hyn ose kthehet në Itali nga jashtë duhet të kalojë një periudhë prej 14 ditësh të mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit të mirëfilltë në banesën e tij ose në një vend tjetër që mund të zgjidhet nga pala e interesuar ose, në mungesë, mund të përcaktohet nga Mbrojtja Civile rajonale. Sidoqoftë, ekzistojnë përjashtime nga ky rregull (shiko faq e mëposhtme).

  4. Cilat janë përjashtimet nga detyrimi i izolimit të mirëfilltë për ata që hyjnë nga jashtë?

    Detyrimi i izolimit të mirëfilltë nuk zbatohet për:

    • ekuipazhin e mjeteve të transportit;
    • personelin udhëtues;
    • ata që hyjnë për arsye pune të cilat mund të vërtetohen nëse janë qytetarë ose kanë vendqëndrim në një nga vendet e mëposhtme: Italia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Hungaria, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra, Andorra, Principata e Monakos, Republika e San Marinos, Shteti i qytetit të Vatikanit, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së veriut);
    • personelin e kujdesit shëndetësor që hyn në Itali për ushtrimin e profesionieve në fushën shëndetësore;
    • punëtorët ndërkufitarë që hyjnë dhe dalin për të shkuar në punë dhe për tu kthyer në shtëpi;
    • personelin e ndërmarrjeve me seli qëndrore ose dytësore në Itali që hyn në Itali pas lëvizjeve jashtë vendit për punë me një kohëzgjatje jo më të madhe se 72 orë (3 ditë), dhe që në prani të arsyeve të vlefshme, mund të zgjaten deri në 120 orë (5 ditë);
    • lëvizjet drejt dhe nga Republika e San Marinos ose drejt dhe nga shteti i qytetit të Vatikanit;
    • zyrtarët dhe agjentët të Bashkimit Evropian, të organizatave ndërkombëtare, personelin e misoneve diplomatike dhe të konsullatave; 
    • nxënësat dhe studentët që ndjekin kurse studimi në një shtet tjetër, i ndryshëm nga ai ku banojnë dhe kthehen në shtëpi të paktën një herë në javë;
    • qëndrimin e shkurtër në Itali  (72 orë që mund të zgjaten për arsye të justifikuara deri në një total prej 120 orësh) për arsye pune, shëndeti, ose urgjence absolute;
    • kalimin tranzit në aeroport
    • kalimin tranzit jo më të gjatë se 24 orë  (që mund të zgjaten në mënyrë të jashtëzakonshme deri në 36 orë totale ) për të arritur  në shtetin e vendqëndrimit (për shembull hyrja në Itali me një traget nga Greqia për të vazhduar me makinë deri në banesën tuaj në Gjermani).
  5. Nga 3 qershori, përveç rasteve të listuara më lart, detyrimi i izolimit të mirëfilltë nuk do të zbatohet më për personat që hyjnë ose dalin nga Italia nga vendet e mëposhtme: Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Hungaria, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra, Andorra, Principata e Monakos, Republika e San Marinos, Shteti i qytetit të Vatikanit, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së veriut. Nëse në 14 ditët para hyrjes në Itali ka pasur një qëndrim të çdo kohëzgjatje në vende të ndryshme nga ato të listuara më lart, izolimi i mirëfilltë do të jetë njëlloj i i nevojshëm. Për shembull, një person që hyn në Itali nga Franca më 14 qershor do t'i nënshtrohet izolimit të mirëfilltë nëse ka hyrë në Francë nga Shtetet e Bashkuara më 4 qershor por nuk do t’i nënshtrohet izolimit nëse lëvizja nga Shtetet e Bashkuara drejt Francës ka ndodhur brenda datës 30 maj ose nëse midis 31 majit dhe 13 qershorit ai ka qëndruar në Gjermani

  6. Kur fillon izolimi i mirëfilltë pas hyrjes në Itali

    Si rregull, menjëherë pas hyrjes në Itali. Lejohet të bëhet, në kohën më të shkurtër të mundshme, rruga për të shkuar në shtëpi ose në një banesë të ndryshme të identifikuar si vendi i izolimit. Në këtë rrugë nuk lejohet të përdorni transportin publik, përveç atij të përdorur për të hyrë në Itali (për shembull, me të mbërritur në Fiumicino me aeroplan nuk mund të hipni në tren për të shkuar në qendër të Romës ose në ndonjë destinacion tjetër). Lejohet kalimi tranzit në aeroport: ata që hyjnë në Itali me rrugë ajrore, mund të marrin, pa dalë nga aeroporti, një aeroplan tjetër për në ndonjë destinacion kombëtar ose ndërkombëtar. Gjithashtu, ata që hyjnë ose kthehen në Itali nga jashtë për arsye pune, shëndetësore ose urgjence absolute mund të shtyjnë fillimin e izolimit të mirë filltë prej 72-orësh (ose, në raste të jashtëzakonshme, 120 orë totale). Shtyrja duhet të arsyetohet nga nevoja që kanë justifikuar hyrjen në Itali. Për rastet e përjashtimit nga detyrimi i izolimit, shikoni faq e mëparshme.

  7. Unë jam një person me vendqëndrim jashtë vendit, për të arritur në vendin ku zakonisht jetoj duhet të kaloj përmes Italisë. Si duhet të sillem?

    Kalimi tranzit përmes Italisë nga një vend i huaj në një vend tjetër të huaj, që ka si qëllim mbërritjen - sa më shpejt të jetë e mundur dhe pa ndalesa të ndërmjetme - në banesën tuaj, lejohet, nëse ka arsye pune, shëndeti ose urgjencë absolute. Për shembull:

    • lejohet tranziti aeroportual (për shembull, udhëtim nga Karakasi në Frankfurt me një ndalesë në Fiumicino), me kusht që të mos dilet nga zona e aeroportit;
    • udhëtarëve që zbresin në Itali në përfundim të xhiros me anije (crociera) u lejohet të kthehen në vendin e tyre (me shpenzimet që duhet të paguhen nga kompania e anijes);
    • lejohet të ngarkoni automjetin tuaj privat në një traget (për shembull nga Tunizia ose nga Greqia për Itali) dhe të vazhdoni drejt banesës tuaj në të njëjtin automjet privat (për shembull në Hollandë ose Gjermani). Në këtë rast qëndrimi në Itali nuk duhet ti tejkalojë 24 orët që mund të zgjaten si përjashtim edhe për 12 orë të tjera.

    Kur hipni në aeroplan/anije me destinacion Italinë, është e nevojshme të plotësoni një vetëdeklarim (modeli) që tregon qartë se bëhet fjalë për një tranzit për të arritur në banesën tuaj që gjendet në një vend tjetër jashtë Italisë. Gjatë udhëtimit në Itali është e nevojshme që forcave të policisë, të cilat do të bëjnë kontrollin, ti tregoni këtë vetëdeklarim (modeli), duke treguar qartë të njëjtën arsye. Nëse u shfaqen simptoma të Covid-19, është e nevojshme që menjëherë të njoftoni autoritetin kompetent shëndetësor për territorin përmes numrit të telefonit të posaçëm dhe të prisni udhëzime. Është gjithashtu e rëndësishme që, para se të filloni udhëtimin, të informoheni për kufizimet e lëvizjeve të ndërmarra jo vetëm nga Italia por edhe nga vendet nga te cilat fillon, vazhdon dhe përfundon udhetimi. Gjatë tranzitit në Itali rekomandohet të mbani kontakte me përfaqësinë diplomatike të vendit tuaj kompetent për Italinë. Nga 3 qershori, mund të qarkullojnë lirisht personat që hyjnë ose kthehen në Itali nga vendet e mëposhtme : Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Hungaria, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra, Andorra, Principata e Monakos, Republika e San Marinos, Shteti i qytetit të Vatikanit, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së veriut. Nëse në 14 ditët para hyrjes në Itali ka pasur një qëndrim të çdo kohëzgjatje në vende të ndryshme nga ato të listuara më lart, kalimi tranzit do të qëndrojë i rregulluar sipas rregullave të treguara më sipër.

  8. Po kthehem me një fluturim nga jashtë. A mund të bëj një fluturim tjetër në një destinacion tjetër kombëtar ose ndërkombëtar?

    Po, tranziti në aeroport lejohet me kusht që të mos dilet nga zona e aeroportit. Lëvizja drejt destinacionit përfundimtar duhet të justifikohet gjithmonë nga nevoja pune, shëndeti ose urgjencë absolute, si të gjitha udhëtimet e tjera.

  9. Unë jam një qytetar i huaj ose një italian me vendqëndrim jashtë shtetit dhe aktualisht gjendem në Itali, a mund të kthehem në vendin ku jetoj?

    Po, kthimi në vendbanimin, banesën ose vendqëndrimin tuaj lejohet gjithmonë, Për vetëdeklarimin që justifikon arsyet e lëvizjeve në territorin kombëtar, të nevojshme për të arritur në kufi, mund të përdorni formularin e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme. Rekomandohet të kontrolloni përpara nisjes masat e parashikuara në vendin e destinacionit për të kundërshtuar përhapjen e virusit. Ne gjithashtu ju rekomandojmë që të kontaktoni ambasadën e vendit tuaj në Itali.

  10. Unë po kthehem nga jashtë shtetit. A mund të kërkoj nga dikush që të vijë të më marr me makinë nga aeroporti, stacioni i trenit apo porti i mbërritjes?

    Po i lejohet vetëm një personi që bashkëjeton në të njëjtin vendbanim si personi i transportuar, mundësisht i pajisur me pajisje mbrojtëse. Lëvizja në fjalë është një nga rastet e "urgjencës absolute", që duhet të vetë-çertifikohet me formularin e vënë në dispozicion nga Ministria e Brendshme, i plotësuar në të gjitha pjesët e tij, duke treguar, në veçanti, itinerarin e udhëtuar dhe vendbanimin ku shkon personi. Përveç rasteve të përjashtuara (shiko faq specifike) qëndron i vlefshëm detyrimi për të komunikuar menjëherë hyrjen tuaj në Itali pranë Departamentit të Parandalimit, për nënshtrimin ndaj mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit të mirëfilltë, si dhe detyrimi për të raportuar me shpejtësi shfaqjen eventuale të simptomave të COVID-19 tek autoriteti shëndetësor.


39068
 Valuta questo sito